Berat-Gjirokaster, pasuri ne seri, jo zhvleftesim
Strumbullari i ketyre dy diteve te fundit ne fushen e trashegimise kulturore eshte Berati, ndaj edhe vemendjen me te madhe e ka ai. Prof. Emin Riza, i cili ka drejtuar edhe grupin e punes per hartimin e dosjes se perbashket per Beratin dhe Gjirokastren, qe tani jane pasuri ne seri, tregon me tej per kete arritje. "Te qenit pasuri ne seri, thekson Riza, nuk e zhvlefteson absolutisht faktin e te qenit ne listen e pasurive boterore. Keto jane dy qendra, te cilat kane afri te dallueshme, qe i perkasin se njejtes kulture, ndaj edhe eshte pare e arsyeshme qe te konsiderohen si dy vlera ne seri. Por, ky cilesim aspak nuk e cenon te qenit e seciles si vlere te madhe, me vlera universale". Ndersa ministri i Kultures, Ylli Pango, u shpreh se, "pranimi i Beratit ne UNESCO, eshte sukses i punes se shume njerezve. Te 21 anetaret kane votuar pro, dhe kjo eshte shume e rendesishme per ne". Nese ishte apo jo kusht per pranimin e Beratit, dosja e perbashket me Gjirokastren kjo nuk dihet, por Riza shprehet se, "nje gje mund t'jua them me siguri, se nga bisedat qe kam pasur me specialiste te UNESCO-s ne vijimesi, qellimi i kesaj dosjeje te perbashket ka qene vecse pozitiv, per t'i paraqitur keto vlera si komplementare me karakteristika te perbashketa".
Pas pranimit te Beratit ne sesionin e 32-te te Komitetit te Trashegimise Boterore ne Kanada, ministri i Kultures, Ylli Pango, tregon se po punohet qe Bylisi dhe amfiteatri antik i Durresit te propozohen per perfshirje ne UNESCO
Kronologji
1958- me 16 tetor Shqiperia behet anetare e UNESCO-s, Organizates Botetore te Trashegimise
1990- jane propozuar 5 qendra per t'u shpallur pasuri boterore, Butrinti, Gjirokastra, Berati, varret e Selces dhe amfiteatri i Durresit
2005- Gjirokastra merr "OK" dhe pranohet ne Listen e Pasurive Boterore
2005- qyteti antik i Butrintit del nga lista e pasurive boterore ne rrezik
2007- "Dosja e Beratit" kthehet pas per t'u plotesuar. Hartohet dosja e perbashket me qytetin e gurte
2008- Berati pranohet me unanimitet me 8 korrik si pasuri ne seri me Gjirokastren