FSHF-klube, koke me koke per krijimin e Liges
Ne seline e Federates Shqiptare te Futbollit u organizua dje nje takim mes perfaqesuesve te saj dhe atyre te Liges Profesioniste. Ne takimin konsultativ u diskutua ne lidhje me krijimin e Liges Profesioniste dhe nje seri fushash bashkepunimi mes te dy institucioneve. Nga e ana e FSHF-se ne takim ishin te pranishem zv/presidenti Bujar Kasmi dhe sekretari i Pergjithshem, Arben Bici. Nga ana e Liges ne takim ishte i pranishem perfaqesuesi i Apolonise, Koco Kokedhima. Gjate takimit u diskutua per krijimin e nje grupi pune te perbashket per te hartuar nje projekt, i cili do te parashikoje hapat e metejshme ne rrugen drejt funksionimit te Liges. U diskutua gjithashtu edhe per asistencen teknike qe do te jape FIFA dhe UEFA, ne kete drejtim. Perfaqesuesit e FSHF- se theksuan edhe njehere tjeter gatishmerine e institucionit te futbollit per te ndihmuar pa rezerva krijimin dhe funksionimin e Liges. Kjo eshte nje nisme e cila ka disa vite qe rrotullohet ne mendjet e krereve te klubeve te kategorise superiore, por deri me tani, vec fjaleve dhe takimeve, nuk eshte bere ndonje hap konkret drejt krijimit te Liges.