E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuela Arcuri puthet dhe perkedhelet me mikeshen e saj

Vera e ketij viti duket se ka qene vertet e zjarrte per Manuela Arcurin. Aktorja e njohur italiane, e spikatur vecanerisht per rolin e saj protagonist ne filmin "Carabinieri", po dhuron gjithmone e me teper foto teper interesante per paparacet. E ndersa shkon per pushime me te dashurin e saj te ri, aktorja ka me vete edhe mikeshen e ngushte, Francesca Lana. Te dyja vajzat jane fotografuar nga paparacet e revistes "Chi", ne nje moment teper pikant. Pikerisht atehere kur shoqja e saj i dhuron Manueles puthje dhe embelsi. Ne fillim eshte fotografuar ne performanca erotike me te dashurin e saj, Ezio Costantino, gjate pushimeve ne jug te vendit, ndersa Arcuri shkembente puthje dhe perqafime te zjarrta me avokatin. Me pas, iu pelqente te luanin nga pak duke hedhur njeri-tjetrin ne pishine. Dhe tani, Manuela shfaqet ne momentet kur pranon puthjet, qe mikesha e saj i jep ne bark, ndersa qendrojne ne buze te nje pishine. Qe nga koha e lidhjes me Montanon, paparacet nuk e kishin gjetur Manuelen me te kenaqur se tani.

Vete Francesca eshte shprehur per "Chi" se Manuela eshte familja e saj, njeriu me i dashur qe ka. "Ndoshta neser mund te martohem dhe te kem femije, por arritja ime do te jete dicka tjeter: te kem ne krah Manuelen, pergjithmone", ka bere te ditur Francesca. Nderkohe nena e aktores i ka quajtur Manuelen dhe Francescen si Paola e Chiara. Te dyja vajzat jane njohur ne vitin 2005 dhe qe nga ajo kohe nuk jane ndare.

"Jemi dhe do te mbetemi dy trupa ne nje shpirt, madje ne shtator do te marrim nje shtepi ne Rome, ku do te jetojme se bashku", tregon vajza ish-bilionere. "Ajo eshte duke jetuar momente te lumtura. Edhe nese kjo lidhje, qe po jeton do te kete probleme, mund te mbeshtetet gjithmone tek une. Gjuhet e keqija flasin se mes nesh ka nje histori. Madje, jo vetem kaq, por nje histori te rrezikshme. Ne i lejojme te flasin dhe ecim me tej".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›