Joshje bardheblu per Tefik Osmanin
Tirana e re ka nevoje per elemente cilesore dhe lojtare te nivelit, te pakten sic kane deklaruar kreret bardheblu, ndaj, per t'i siguruar ata, duhen kullotur syte nga ekipet e tjera te vendit tone. Pasi kane marre nigerianin Abraham nga Dinamo, drejtuesit e Tiranes i kane hedhur gati grepat per nje tjeter mbrojtes te spikatur dhe ai eshte as me shume e as me pak, por Tefik Osmani, qendermbrojtesi i Partizanit, qe ka shkelqyer ne sezonin e kaluar. Tratativat kane nisur, edhe pse ato konfirmohen vetem nga burime prane donatorit Nuri, pasi dihet qe mbrojtesi i kuq ka dhe dy vite kontrate me Partizanit. Por per t'ia arritur prishjes se marreveshjes, drejtuesit bardheblu me pare duhet te bindin Osmanin dhe kete e kane bere pikerisht dje, ne nje nga baret e kryeqytetit. Bardheblute duan t'i japin drejtim kesaj ceshtjeje sa me shpejt, mbase perpara se te nisen ne Maqedoni per fazen pergatitore, por dicka eshte e sigurt, perpara se te marrin rrugen, do te kene zgjidhur patjeter ceshtjen "Osmani". Shifat e kontrates nuk behen te ditura, por eshte e sigurt qe ceku i Tiranes e kalon shume here kontraten prej 45 milionesh ne vit qe ka mbrojtesi me Partizanin. Per Tefik Osmanin pengese e madhe eshte kontrata qe ka me Partizanin, e cila i skadon pas 730 ditesh. Megjithate, eshte thuajse e sigurt se lojtari eshte tunduar nga oferta bardheblu dhe, nese do t'i jepej nje mundesi, do te kalonte menjehere te rivalet e kryeqytetit. Osmani eshte futur zyrtarisht ne listen e deshirave bardheblu nje muaj me pare, qe kur Tirana shpalli kandidatet per sezonin e ri. Realisht ka pasur nje pergjigje te menjehershme dhe negative nga presidenti Xhani, por ndryshe nga eprori i tij, Osmani e ka kaluar me nje batute, sipas se ciles do te shkonte te Tirana nese do t'ia lejonte presidenti i tij. Tani pozicionet jane te qarta: Tirana do Osmanin, Osmani do Tiranen, Partizani nuk kenaq Tiranen. Veshtiresite ekonomike qe po has klubi i kuq dhe ku pagat e prapambetura jane tashme nje realitet, mund te sjellin dhe mergimin e mbrojtesit shtatlarte korcar. Tirana niset neser ne Maqedoni, ku do te kryeje fazen pergatitore dhe per trajnerin e sapoemeruar, boshnjakun Bllazhe Silshkovic, i cili do te kete keshtu mundesine me te mire per te krijuar idete rreth skuadres bardheblu dhe nderhyrjeve ne formacion.