E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e Ardian Klosit i drejtohet gjykatës për trashëgiminë e publicistit

Jutta Benzenberg, gruaja e publicistit të ndjerë, Ardian Klosi, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të trashëguar pasurinë e publicistit. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama. Benzenberg ka depozituar më 6 shtator padinë për lëshim të dëshmisë së trashëgimisë ligjore për trashëgimlënësin Ardian Klosi.

Mësohet se një akt i tillë ndërmerret kur personi në fjalë nuk ka lënë një testament.

Përveç pasurive të patundshme si vila ku jetonte, Benzenberg do të marrë trashëgim edhe të drejtat e autorit për botimet e përkthimet që realizoi.

Disa kohë më parë gazeta Panorama pati publikuar një lajm, ku thuhej se Benzenberg ka nxjerrë në shitje vilën ku banojnë, diku në periferi të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›