E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania kanadeze nis gërmimin për arin e Rubikut

Një kompani kanadeze e quajtur Golden Touch ka bërë të ditur në faqen e saj se ka nisur hapjen e gropave në Rubik, 100 kilometër larg Tiranës, pasi misionet e eksplorimit kanë zbuluar se aty është një zonë e pasur me ar. Zyrtarët e kësaj kompanie janë shprehur të kënaqur me këtë zbulim dhe thonë se sasia mund të jetë domethënëse. Nuk dihet shumë për këtë kompani përveç faktit se ajo ka blerë firmën JAB Resources, që ka punuar në Shqipëri më përpara, sidomos në fushën e nxjerrjes së kromit. Golden Touch thotë se operon në Shqipëri kryesisht dhe projektin e saj madhor ka atë të nxjerrjes së arit në Gjazuj të Rubikut. Ajo merret edhe me kromin e Kalimashit në Kukës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›