E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furnizimi me ujë, debate në komisionin e ekonomisë

Debate të ashpra janë shkaktuar në komisionin e ekonomisë dhe financave ndërsa diskutohej projektligji për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizime në disa qytete.

Debate dhe akuza për vjedhje e mashtrim të cilat për pak sa nuk kaluan në konfrontime fizike u shkaktuan midis deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Koçi dhe deputetit të mazhorancës Sherefedin Shehu.
 

Në komisionin e ekonomisë u diskutuan tre projektligje midis të cilave edhe marrëveshja e huasë që do të ratifkohej me KFË-në, për përmirësimin e infrastrukturës bashkiakee cila kaloi vetëm me votat e deputeteve të PD-së.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›