Banka Qendrore ndryshon pamjen
29/03/2011 Nisin ndërtimet për rikonstruksionin e godinës përfundojnë pas 2 vitesh
Fullani: Nuk cenohen vlerat arkitekturore që i përkasin rrymës së “Racionalizmit”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, kanë përuruar nisjen e punimeve për rikonstruksionin tërësor të selisë së Bankës Qendrore që parashikohet të zgjasin 18 muaj. Projekti, i cili është hartuar nga një arkitekt italian parashikon realizimin e një kompleksi të ri, që përfshin rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese të Bankës Qendrore, si edhe zhvillimin e saj brenda territorit ekzistues. Në fjalën e tij, Guverantori Fullani e quajti Bankën e Shqipërisë si një institucion që i ka dhënë vendit siguri, që nga nisja e funksionimit të saj e deri më sot. Veç kësaj ka nisur edhe rikonstruksioni i mjediseve të hotel “Dajtit”, i cili do të shërbejë si zyra për punonjësit e Bankës Qendrore. “Komoditeti funksional nuk është vetëm një dëshirë për t’ju ardhur në shërbim punonjësve të saj, por një domosdoshmëri e kohës, e cila me kalimin e viteve do të përkthehet në rritje të mëtejshme të profesionalizmit dhe besueshmërisë së Bankës së Shqipërisë. Me përfundimin e investimeve në këto dy objekte, Banka e Shqipërisë shpreh bindjen se modeli i saj institucional do të përafrohet akoma më shumë me atë të sistemit të bankave qendrore të Evropës. Nga ana tjetër do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe evidentimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Tiranës, si dhe në nxitjen cilësore të aktivitetit edukativo-shkencor të vendit në fushën e bankingut qendror e financave”, - tha Fullani. Ndërsa ministri Bode nënvizoi meritat e bankës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij të çmimeve gjatë viteve të tranzicionit. Ardian Fullani u tha të pranishmëve, se rikonstruksioni i godinës ekzistuese nuk do të cenojë aspak vlerat arkitekturore të godinës që i përket rrymës së “Racionalizmit”. Godina e re, që do ngrihet në oborrin e pasmë të godinës nuk do të ndryshojë nga ky stil. Godina e Bankës së Shqipërisë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1938. Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur i asaj periudhe, italiani Vittorio Morpurgo. Stili arkitektonik i saj i përket rrymës së “Racionalizmit”, rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit 20-të në Evropë. Projekti aktual është bërë nga arkitekti italian Marco Petreschi, i cili mban të njëjtin post me atë që kishte Vittorio Morpurgo në katedrën e arkitekturës në “La Sapienzza”.