E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia, Jaka: Tarifat e përcaktuara jo të duhurat

Tarifat e përcaktuara në projektligjin për amnistinë fiskale nuk janë ato të duhurat dhe kjo e rëndon sipërmarrjen shqiptare.

Kryetari i Dhomës së tregtisë Nikolin Jaka ka deklaruar se duhet që të rishikohen edhe njëherë tarifat e vendosura pasi nuk janë ato me të cilat është rënë dakort.

Sipas Jakës vendosja e tarifës për pasuritë e paluajtshme me 6 përqind është shumë e lartë.
 

Kreu i dhomës së Tregtisë ndër të tjera kërkoi një rishikim më me seriozitet të këtij projektligji dhe një diskutim më të gjerë me grupet e interesit.
 

Dhoma e tregtisë është një prej nismëtareve të kërkesës për amnisti fiskale duke e përcaktuar këtë proces si mjaft të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›