Lufta Rusi-Ukrainë/ Nafta çmime rekord, një litër po tregtohet me 210 lekë

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në nivele rekord. Në pikat e tregtimit me pakicë një litër naftë po shitet me 210 lekë, me një rritje prej 17 lekësh për litër krahasuar me muajin shkurt. Ndërkohë, edhe benzina është rritur ndjeshëm.
Rritja e mëtejshme e çmimit të karburanteve u paralajmërua që në ditët e para të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe u desh vetëm një javë luftë atje që tregu shqiptar të reflektonte rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Aktorët e tregut pohojnë se tashmë ata nuk diskutojnë çmimin por sigurimin e produktit.
Kjo është rritja e dytë e çmimit të karburanteve për këtë vit. Në fillim të muajit shkurt nafta u shtrenjtua me 8 lekë për litër, për shkak të shtrenjtimit të saj në bursat ndërkombëtare por edhe nga indeksimi i akcizës me inflacionin.
/rtsh/