E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanie çeke CEZ nën hetim nga Komisioni Evropian

Kjo kompani dyshohet se ka përdorur praktika të pa ligjshme për të sunduar tregun e energjisë, duke u bërë kështu kompania më e madhe e energjetikës në Evropën Juglindore.

Hetimet ndaj kompanisë do të zhvillohen nëse ajo ka pengesa për konkurentët e tjerë në planet e tyre për të ndërtuar impiante energjie në tregun verior që kontrollohej nga kjo kompani. Gjithashtu, Komisioni Evropian do të shqyrtojë nëse CEZ ka kufizuar dhe tregtinë e qymyrit, apo ka influencuar në çmimet e përgjithshme të shitjes së energjisë në tregun çek të elektricitetit.

Rreth 30 inspektorë të Komisionit Evropian kanë mbërritur në selinë e zyrave të CEZ dhe në gjithë degët e saj në kuadrin e nisjes së hetimit. Nëse kompania shpallet fajtore ajo do të gjobiet deri 1.8 miliardë dollarë ose 10% e xhiros vjetore.

Kompania ceke CEZ ka privatizuar edhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së energjisë në vendin tonë, e cila ofroi 128 milionë euro për 76 % të aksioneve të kësaj kompanie.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›