E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanite celulare AKEP te rishikoje tenderin 3G

Kater operatoret e telefonise celulare ne vend i kane kerkuar jo vetem publikisht por tashme edhe zyrtarisht Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare qe te rishikoje vendimin per dhenien e nje licence te vetme per sistemin 3 G. Nepermjet nje komunikate te perbashket per shtyp Vodafone AMC Eagle Mobile dhe Plus Communication kane reaguar kunder tenderimit te vetem nje licence duke shprehur shqetesimin se keshtu krijohet nje situate monopoli qe demton kompanite dhe konsumatoret. Kater operatoret e telefonise celulare shprehin bindjen se leshimi njekohesisht i kater licencave 3G kundrejt nje tarife te favorshme per te gjithe spektrin e vlefshem 3G u sherben objektivave te qeverise dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte me bande te gjere me qellim per te inkurajuar nje treg konkurrues dhe per te nxitur me tej investimet ne vend. Dhenia e kater licencave 3G thuhet ne kerkesen zyrtare qe operatoret i kane drejtuar Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare do te sjelle ne te njejten kohe nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret. Theksohet gjithashtu se futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit. Nenvizohet fakti se shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne PBB dhe rritjen e nivelit te punesimit. Kater operatoret e telefonise celulare e shohin me keqardhje faktin e venies se nje tarife prej 12.5 milione Euro e cila bashke me investimin shtese qe nevojitet per futjen e rrjetit e ben jashtezakonisht te paarsyeshem per te justifikuar vendimet logjike per te investuar ne teknologjine 3G sikunder deshmon edhe eksperienca mbare evropiane. Shqiperia ka qene nismetare e zhvillimit te komunikimit celular ne vitet 1990-te por aktualisht renditet e fundit ne Evrope per sa i takon perhapjes se teknologjise 3G. Ndaj kompanite celulare shprehen se eshte mjaft e rendesishme qe qeveria te demonstroje vullnetin e saj politik per te pershpejtuar perhapjen e teknologjise 3G dhe per te hapur tregun me internet te shpejte pa krijuar pengesa te panevojshme. Perpara publikimit zyrtar te dokumenteve te tenderit operatoret celulare u bejne thirrje autoriteteve shteterore te diskutojne me tej me te gjitha palet e perfshira dhe operatoret per arritjen e nje zgjidhje te pershtatshme.

Kater kompanite dilemat per pjesemarrjen ne tender
Drejtuesit e kater kompanive celulare shprehen skeptike edhe per pjesemarrjen ne zhvillimin e tenderit nese licenca 3 G do te jete per nje kompani te vetme dhe per faktin se nuk eshte i qarte afati i dhenies se nje licence te dyte. Haris Broumidis Drejtor i Pergjithshem Vodafone Albania tha Se dime ende qendrimin qe do te mbajme si kompani persa i perket pjesemarrjes ne tender. Ende nuk jemi zyrtarisht me kete vendim pasi nuk dime edhe se kur do jepet nje licence e dyte per kete sherbim. Kurse Ali Taskin Drejtor i Pergjithshem i Eagle Mobile pohoi Do te kisha shume deshire te thoja se do te marrim pjese por nuk e them dot. Nuk dua te them edhe qe nuk futemi dot. Pra ne kete pike nuk kemi vendosur ende dicka. Petraq Shomo Kryetar i Bordit Drejtues te PLUS Communication pohoi se po presim qe te hapet tenderi dhe ne ate moment do te vendosim dhe shtoi Por theksoj se per Shqiperine eshte e rendesishme qe te marre internet me bande te gjere sa me shume autostrada dhe ne menyre sa me te shpejte dhe kjo mund te arrihet jo me kete lloj praktike qe po ndiqet. Ndersa Stefanos Oktapodas/ Drejtor i Pergjithshem i AMC tha se Sic e ka vertetuar pervoja e gjate europiane teknologjia 3G promovohet me mire kur jepet me shume se nje license ne te njejten kohe. Keshtu sherbimet 3G zhvillohen ne treg konkurrues ne te mire te abonenteve. Teknologjia 3G eshte hapi i radhes ne rritjen e tregut shqiptar te telekomunikacionit. Shqiperise iu desh shume kohe per ta ndermarre kete hap. Ofrimi i kushteve me te mira te mundshme per zhvillim te shpejte dhe efektiv te broadbandit ne celular eshte me e pakta qe mund te bejme per abonentet shqiptare. Duke shprehur rezerva te forta ne lidhje me dhenien e nje licence te vetme per sherbimin 3 G operatoret e telefonise celulare u bejne thirrje autoriteteve qe para se te hapin tenderin per sherbimin 3 G te zhvillojne takime me grupet e interesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›