E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me bashkiaket Gati per protestat dhe zgjedhjet vendore Qamil Xhani

Dekretimi i dates se zgjedhjeve nga Presidenti Bamir Topi ka bere qe opozita te nise pergatitjet per zgjedhjet lokale. Dje kryetari i Partise Socialiste ka mbledhur ne seline roze nje pjese te kryetareve te bashkive te majta ne te gjithe vendin. Per rreth nje ore ne mesditen e djeshme kreu i PS-se ka zhvilluar bisedime pa pranine e medieve me kreret e zgjedhur te PS-se ne pushtetin vendor. Burime nga Partia Socialiste thane dje per gazeten se ne qender te takimit kane qene zgjedhjet e ardhshme vendore si nje zhvillim i pritshem. Por krahas kesaj te zgjedhurit vendore te PS-se jane dhe pjese e strategjise se opozites per vijimin e protestave ne rast te deshtimit te negociatave mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike. Nderkohe qe Rama ka kerkuar pergatitjen e njesive kryesore vendore dhe per nje tur qe ai pritet te nis se shpejti ne qytetet kryesore te vendit. Per sa i perket zgjedhjeve lokale kreu socialist ka kerkuar nga te zgjedhurit vendore qe te synojne maksimalizimin e votave te opozites me qellim jo vetem mbajtjen e rezultatit te zgjedhjeve te kaluara lokale por edhe shtimin e votave ne zona te ndryshme ku kane rezultuar humbes. Sipas burimeve ne takim eshte folur dhe per kandidaturat e mundshme ku kryetaret aktuale shihen si favoritet qe do te mbeshteten serish nga selia roze. Nga ana tjeter Rama ka informuar drejtuesit vendore dhe per fatin e negociatave me PD dhe reagimin e opozites e cila ka premtuar riaktivizimin e protestave duke tentuar shtrirjen e tyre ne gjithe vendin. Per kete qellim kreu i PS Edi Rama ka kerkuar nga te zgjedhurit vendore socialiste nisjen e pergatitjeve edhe per protesta. Kjo gjithmone nese ne fund te ketij muaji nuk do te kete nje pakt te firmosur mes mazhorances dhe opozites per hetimin e zgjedhjeve te pergjithshme te vitit te kaluar. Takimi i djeshem i kreut te PS-se eshte pjese e konsultimeve te shpeshta qe Rama po bene me drejtuesit e forumeve te PS-se dhe me aleatet te cilat kane si qellim hartimin e nje strategjie per opoziten. Perpara perfundimit te sesionit te kaluar parlamentar kryetari i Partise Socialiste deklaroi se ne muajin shtator do te zhvilloheshin takime intensive me te gjithe forumet me qellim hartimin e nje strategjie per modelin e opozitarizmit qe do te behet ndaj qeverise. Nderkohe qe mos arritja e nje marreveshje me Partine Demokratike per hetimin e zgjedhjeve te kaluara e ka bere gjithe e me te ashper modelin e opozitarizimit qe do te beje Partia Socialiste. Figura kryesore te PS-se si Ruci e Majko kane deklaruar se nese mazhoranca nuk pranon leshimet qe i jane bere nga opozita per transparencen atehere do te rinisin protestat masive ne rruge. Nje opsion ky qe me mobilizimin e elektoratit i sherben edhe ceshtjes se transparences por edhe pergatitjes se votuesve te majte per zgjedhjet e ardhshme

Kandidatet
Rreth 7 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale nje rendesi te dores se pare marrin dhe kandidatet qe do te perfaqesojne partite politike. Per kete qellim takimi i djeshem i Rames me kryebashkikatet e PS-se edhe pse i heret ne kohe ka sherbyer dhe per te piketuar kandidate e pare dhe ata qe do te rikandidojne per postet e drejtuesve te pushtetit vendor.

Turi i takimeve
Aksioni i ri opozitar i Partise Socialiste parasheh dhe nje sere takimesh qe kryetari i selise roze Edi Rama pritet te ndermarre se shpejti ne qytet kryesore te vendit. Te konceptuara si nje tur para elektoral takimet e kryetarit te PS-se do te sherbejne dhe per te riorganizuar strukturat dhe per te pergatitur partine per hyrjen ne fazen elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›