Kompanite celulare, kunder ligjit
Fatjona Mejdini
Kompanite celulare ne vend kane shfaqur edhe propozimet e tyre, ne lidhje me ligjin e diskutuar ne qeveri "Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise". Ne pergjigjet e tyre drejtuar Ministrise se Telekomunikacionit, kompanite celulare shfaqin edhe pretendimet e tyre dhe kerkesat ne lidhje me kete projekt, qe synon normalizimin e tarifave telefonike ne vend. Keshtu, kompania me e re celulare ne vend "Eagle Mobile", qe pritet te filloje pune se shpejti, shpreh shqetesimin e saj ne lidhje me ndryshimin e numrit celular nga nje kompani te nje tjeter. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ne rast kur nje abonent kalon si nje abonent ne nje rrjet tjeter telefonik, atehere kompania e pare eshte e detyruar te njoftoj per kete transferimin per nje periudhe 2-mujore ne cdo thirrje dhe te jap numrin e ri te celularit te qytetarit, duke perballuar ne kete menyre dhe shpenzimet.
"Ne rast kur nje abonent i nje kompanie, kalon si abonent ne nje tjeter rrjet te levizshem brenda vendit, atehere per nje periudhe prej dy muajsh, kompania e pare duhet t'i pergjigjet me nje njoftim standard automatik cdo thirrjeje hyrese, ku te lajmeroje kalimin e abonentit ne nje kompani te re dhe numrin e ri te telefonit te abonentit", kerkohet nga "Eagle Mobile". Po keshtu, kjo kompani kerkon qe numrat fiks, duke perfshire ketu edhe prefiksin e qytetit te kene te njejten gjatesi 10-shifrore me numrat e kompanive celulare. Nga ana tjeter edhe kompania celulare AMC ka sjell nje sere propozimesh ne lidhje me draftin e ri te qeverise. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ata do t'i mbeshtesnin diskutimet e thelluara per kete draft, duke qene se ky projektligj mbulon nje fushe te rendesise se pare per zhvillimin ekonomik ne vend.
Per projektin e qeverise, nje sere propozimesh sjell edhe kompania "Vodafone". Kjo kompani deklaron se ne hartimin e ketij drafti ka munguar transparenca. "Vihet re mungesa e transparences se procedures se hartimit te ligjit dhe autoresise se tij, pasi procesi i hartimit te draftit ka qene i mbyllur", thekson perfaqesuesi i kesaj kompanie. Por nga ana tjeter, "Vodafone" shprehet e hapur per te shprehur kerkesat e saj ne diskutimet per kete projekt. Per te ka nje dualitet mes kompetencave te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Autoritetit te Konkurrences per sa i perket fuqise se ndjeshme ne treg.
Berisha
Kryeministri Berisha pershendeti edhe diskutimin e ketij ligji te ri per komunikimet. Sipas tij, qytetaret nuk mund te pranojne cmime per kostot e bisedes mbi bazen e marreveshjeve te heshtura dhe te pashkruara. Ai theksoi se ky ligj, zgjidh kete problem mbi bazen e rregullave te tregut dhe jo te arbitraritetit. Ligji nga njera ane zgjeron hapesirat e veprimtarise private dhe nga ana tjeter mundeson mbrojtjen e interesit publik.
Olldashi
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjate prezantimit te ketij projekti te hartuar nga kjo ministri, theksoi se kompanite celulare ne vend detyrohen te rregullojne tarifat e sherbimeve te tyre. Per te, telefonia celulare eshte me e shtrenjta ne kontinent, duke e cilesuar kete situate si absurde, qe duhet te marr fund menjehere. Ai eshte shprehur qarte, se gjithcka duhet te funksionoje sipas rregullave te percaktuara.
Kompanite
Kompanite celulare ne vend nuk kane ngurruar te shfaqin edhe kundershtite e tyre dhe propozimet ne lidhje me hartimin e projektligjit "Per komunikimet elektronike". Madje, ato jane shprehur edhe per jo transparence ne hartimin e ketij drafti. Keto kompani pritet t'i paraqesin propozimet e tyre dhe te debatojne per to gjate kohes qe drafti do t'i nenshtrohet shqyrtimit neper komisionet parlamentare.