E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Ne shtator, gati per te qeverisur vendin

Partia Socialiste qe ne shtator te ketij viti do te jete e gatshme per te qeverisur vendin. Madje, programi ri qeverises do te jete i saj dhe duhet te jene aleatet e PS-se, te cilet duhet t'i pershtaten ketij programi, ne rast bashkeqeverisjeje. Ky ka qene qendrimi i ardhur nga kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, i cili gjate nje interviste per shtyp beri me dije lidhur me synimet kryesore ku do te perqendrohet kjo parti, sa i takon programit te saj politik, atij qeverises, por nderkohe dhe ate elektoral. Kesisoj, referuar shtylles kryesore mbi te cilen eshte bazuar dhe hartimi i programit te ri qeverises, qe eshte Dialogu me Shqiperine, kryetari i AK-se, Ruci, vleresoi se, "pasi kemi thithur mendimin ne te gjithe territorin e vendit per 9 fushat kryesore me konsulencen nderkombetare, do t'i rikthehemi perseri kesaj baze, qe ne shtator PS te jete e gatshme, jo vetem me programin elektoral, por edhe me programin qeverises".
Gjithe vemendja e Partise Socialiste eshte e fokusuar ne nje proces te tille, duke synuar qe programi i saj per qeverisjen e ardhshme te jete sa me premtues dhe njekohesisht i zbatueshem. Por, njekohesisht, pretendimi i kesaj partie shkon me tej kur kerkohet qe aleatet e saj ne qeverisjen e ardhshme t'i pershtaten programit te saj. "Betejat elektorale, tashme ne Shqiperi ne keto 17 vjet besoj qe e kane marre pergjigjen e tyre qe ne pushtetet do te jete, nga e djathta Partia Demokratike dhe nga e majta Partia Socialiste dhe keto duhet te shpalosin pergjegjesite e tyre. Per sa u perket aleateve te ndryshem, keto jane gjera qe ne kohen edhe ne momentin e duhur, sigurisht, do te marrin pergjigjet perkatese per cfare pergjegjesie do te marrin keta", u shpreh Ruci gjate fjales se tij.
Duke dashur te sqaroje me tej kete qendrim, Ruci vuri ne dukje se "ne duam te futemi ne fushaten elektorale me qellimin qe te mos bejme premtime me kot, te pastudiuara dhe te pamatura, por ato gjera qe do te themi vertet te realizohen nga qeverisja e Partise Socialiste, e para. Dhe e dyta, pavaresisht se kush do te ulet ne karrigen e x-ministrie, ai qe diten e pare qe do te ulet ne karrige do te kete programin qeverises per te filluar nga puna qysh diten e pare dhe jo te ulet ne karrigen e ministrit dhe te mendoje ai se c'duhet te beje". Sipas tij, partia qe ka fituar mandatin politik te kete edhe programin perkates per secilin dikaster qe kushdo qe te jete emri i pervecem, neser ne karrigen e kujtdo ministrie te qeverise, te filloje menjehere nga puna, e jo te ndodhe sic ka ndodhur, qe brenda nje mandati politik, i njejti dikaster te kete tre strategji te ndryshme, per shendetesine, per arsimin apo per bujqesine, pasi kjo nuk eshte qeverisje. Nderkohe ka mohuar mundesine e dy rrymave ne PS, perderisa nuk ka dy platforma ne kete parti. Nderkohe qe eshte shprehur se pronaret dhe te perndjekurit, perderisa po zhgenjehen per here te dyte nga ajo qe ata e quajne parti te tyre, nuk do te zhgenjehen nga e majta socialiste.
O.Xhilaga

Programi
Me 9 fushat qe rrok PS nuk behet fjale per te ndare ne te majte dhe ne te djathte. Paradoksi shqiptar qendron pikerisht ketu, qe megjithese ne mazhorance sot kemi nje parti te djathte, ajo nuk po merret as me shtresat e djathta dhe as me shtresat e majta. Ish- pronaret dhe ish-te perndjekurit perderisa po zhgenjehen per here te dyte nga ajo qe ata e quajne parti te tyre, besoj se nuk do te zhgenjehen nga e majta socialiste.

Aleatet
Betejat elektorale, tashme ne Shqiperi ne keto 17 vjet besoj qe e kane marre pergjigjen e tyre qe ne pushtete do te jete, nga e djathta Partia Demokratike dhe nga e majta Partia Socialiste dhe keto duhet te shpalosin pergjegjesite e tyre. Per sa u perket aleateve te ndryshem, ende nuk dihet se cila do te jete pesha elektorale e spektrit politik te majte ose te djathte, ose sic quhet ndryshe parti te vogla te majta dhe te djathta.

Kundershtite
Deri me sot, nuk ka asnje grupim dhe asnje individ, te cilet te kene nje platforme qe te kundershtojne rregullat e brendshme te kesaj partie, te kundershtojne programin politik te kesaj partie, perpjekjet qe po behen per programin elektoral te kesaj partie, apo neser programin qeverises. Ne qofte se do te kishte nje platforme te kesaj natyre, atehere mund te flisnim per grupacione te ndryshme brenda subjektit tone politik, qe vlen per t'u diskutuar.
Oli Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›