E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gazsjelles nga Azerbajxhani ne Vlore"

Kryeministri Berisha deklaroi dje, ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, se qeveria po ben perpjekje per ndertimin e gazsjellesit trans-Adriatik. Keshtu, Kryeministri theksoi se gjate takimeve ne Forumin Ekonomik te Davosit kishte diskutuar lidhur me ndertimin e gazsjellesit trans-Adriatik, qe parashikohet te kaloje ne territorin shqiptar ne Qafe-Thane - Fier - Vlore. Sipas tij, per me shume se nje vit qeveria ka bere perpjekje per ta favorizuar kete projekt. "Vendi yne, per pozicionin gjeografik te shkelqyer qe ka, duhet te jete dhe vendkalim i projekteve te medha evropiane. Ky projekt eshte nje projekt shume i leverdishem evropian. Une mund t'ju them se ky eshte nje nga projektet qe deri me tani ka progresin me te madh", deklaroi Berisha dje ne grup. Ai theksoi se ne takimin e zhvilluar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ishte diskutuar gjeresisht per kete projekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›