E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetje per integrimin ne NATO

Kryeministri Berisha deklaroi dje, se gjate punimeve te Forumit Ekonomik te Davosit, ne Zvicer kishte marre mbeshtetje per integrimin e Shqiperise ne NATO. "Une gjeta mirekuptim real te bashkebiseduesit e mi lidhur me progresin e madh te reformave qe Shqiperia ka bere dhe po vazhdon te beje, si dhe per klimen e civilizuar politike ne vend. Gjithashtu, mora mbeshtetjen e tyre qe Shqiperia te marre ftesen per anetaresimin ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve te PD-se. Sipas Berishes, ne kete samit ai paraqiti realitetin e ri ne vend, nje realitet ku krimi dhe korrupsioni luftohen me tolerancen 0.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›