E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rishikim ligjit per mbrojtjen e te dhenave"

Shqiperia duhet te perfundoje sistemin e te dhenave sipas standardeve evropiane. Prezenca e OSBE-se dhe Komisioni Evropian, theksuan dje, ne diten e mbrojtjes se te dhenave, se Kuvendi duhet rishikoje projektligjin per mbrojtjen e te dhenave dhe te garantoje trajtimin e ceshtjeve te privatesise, para se te arrihet ne kompjuterizimin e gjendjes civile. "Kuvendi duhet te rishikoje projektligjin dhe ta miratoje per te garantuar trajtimin e ceshtjeve te privatesise para se te filloje te funksionoje sistemi i kompjuterizuar i gjendjes civile", u shpreh dje ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosch. Ndersa keshilltarja e Keshillit te Evropes ne vendin tone, Delphine Freymann, theksoi se menyra me e mire, qe edhe Shqiperia te permbushe standardet evropiane per mbrojtjen e te dhenave, eshte miratimi e projektligjit te ri, si dhe dhenia e pushtetit te duhur komisionerit per nbrojtjen e te dhenave qe te veproje si autoritet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›