E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë kanadeze, Haxhinasto i fton të investojnë në Shqipëri

Pervec prezencës kanadeze në industrinë energjetike, minerare, agroushqimore dhe shërbimet financiare vendi jonë duhet të zhvillojmë më tej industrinë e përpunimit minerar, në mënyrë që vlerat e kësaj industrie të gjenerojnë edhe në Shqipëri, jo vetëm jashtë saj. Kështu është shprehur zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto gjatë takimit në Këshillin e Biznesit Shqipëri-Kanada.

“Të gjitha këto fusha kanë sfidat e tyre, por unë jam plotësisht i sigurt që do t`i arrijmë qëllimet dhe objektivat tona, edhe me kontributin, ekzpertizën dhe teknologjinë tuaj. Ne duhet të shkojmë drejt një sektori minerar më të konsoliduar, me qëllim që të rrisim vlerën e shtuar, sigurisht kjo është një diçka që ne duhet ta arrijmë edhe me prezencën kanadeze. Ne gjithashtu duhet të zhvillojmë më tej industrinë e përpunimit minerar në mënyrë që vlerat e kësaj industrie të gjenerojnë edhe në Shqipëri, gjithashtu në sektorin e energjisë ne duhet t`i diversifikojmë, t`i përfundojmë projektet që kemi. Mundësitë janë dhe ne duhet t`i kapim këto oportunitete” u shpreh Haxhinasto.
 

Haxhinasto tha që marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, të jenë më të mirat në llojin e tyre. Në Shqipëri operojnë kompani prestigjoze kanadeze në sektorë strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura, të cilat kapin një total investimesh që i kalon të 600 milion dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›