E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, dështon tenderi për privatizimin e 4 HEC-eve

Dështon tenderi për shitjen e 4 HEC-eve Bistrica 1,Bistrica 2,Ulza dhe Shkopeti. Pas mbledhjes së komisionit të vlerësimit të ofertave Zv.ministri i Energjitikës Sokol Dervishaj doli në një një prononcim ku shpjegoi se tenderi nuk ka qenë i sukseshëm pasi nuk ka pasur asnjë ofertë për blerjen e tyre.
 

Sipas zv.ministrit ka pasur interesim të disa kompanive por ato kanë kërkuar një rishikim të kushteve dhe kjo ka bërë që të mos ketë oferta.
Prezent në tender ishin edhe deputetë të opozitës të cilët dolën më pas në një reagim. Sipas deputetit Erjon Braçe dështimi i tenderit nënkupton se këto HEC-e nuk duhet të shiten.
 

Privatizimi i i HEC-eve është kundërshtuar edhe prej ekspertëve duke i përcaktuar si vepra të rëndësishme energjitike.4 HEC-et janë në gjendeje pune dhe prodhojnë rreth 78 megavat energji elektrike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›