Kompanitë turke ndihma për banorët në veri
12/01/2010 Çalik Holding dhe Eagle Mobile
Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizituan zonën e prekur nga përmbytjet në Shkodër. Tre kompanitë e Çalik Holding, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile dhuruan 150 mijë euro. Ato do të depozitojë 120 mijë euro në kesh në llogarinë e çelur për të prekurit, ndërsa ndihma në ushqime do të jenë në vlerën 30 mijë euro. Drejtuesit e kompanive turke theksuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. “Është në themel të parimeve të Çalik Holding të ndihmojmë njerëzit në nevojë sidomos në fatkeqësi natyrore siç janë përmbytjet. Ne erdhëm këtu, takuam njerëzit dhe autoritetet dhe ndoqëm nga afër situatën dhe e pamë vetë që banorët janë në një situatë shumë të vështirë. Ne e shohim si detyrë t’i ndihmojmë ata dhe mendojmë se është edhe puna jonë të jemi pranë tyre. Janë 150 mijë euro në total për këta qytetarë, 120 mijë Euro që do jepen “cash” në llogarinë e hapur për ta, pra në të holla, ndërsa 30 mijë euro të tjera do të jepen në formë ushqimesh për zonat e prekura, për ata që kanë nevojë”, - tha Orhan Xhoshkun, president i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore. Ndërsa, Ali Taskin, drejtor i përgjithshëm i Eagle Mobile, theksoi se shërbimi telefonik vijon pa ndërprerje duke mbuluar me sinjal të gjithë zonat e prekura.