Kompensimet e ish-pronareve shpallet lista e re nga AKKP
Tirane 27 Dhjetor 2010 NOA - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane ben te ditur se ka perfunduar raundi i dyte i procesit te shqyrtimit te kerkesave te subjekteve pasuria e te cileve eshte prekur nga ndertimet informale dhe qe perfitojne kestin e pare te kompensimit apo shperblimit ne masen prej 2189 te shumes se miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave.
Drejtori i Pergjithshem Elvis efa i tha sot agjencise NOA se ky proces ashtu sikurse edhe raundi i pare eshte bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.383 date 19.05.2010 Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te ndryshuar dhe ne vendimet perkates te Keshillit te Ministrave ne te cilet eshte percaktuar masa e shperblimit per secilin pronar.
Ne perfundim te ketij procesi jane miratuar 127 kerkesa per terheqjen e kompensimit/shpronesimit ne te gjithe vendin. Nga ky proces perfitojne nje numer prej rreth 400 pronaresh/bashkepronaresh ne shumen e pergjithshme prej 320 888 22385 treqind e njezet milion e teteqind e tetedhjete e tete e dyqind e njezet e tre pike tetedhjete e pese lek.
Vlerat perkatese per secilin perfitues do te jene disponibel ne llogarite bankare te depozituara ne AKKP duke filluar nga data 28 dhjetor 2010.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me kete rast falenderon te gjithe subjektet aplikuese dhe institucionet shteterore per bashkepunimin dhe mirekuptimin e shfaqur per permbylljen ne afat te procesit - tha efa.
Ai njoftoi edhe se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave fton te gjithe subjektet e interesuara emrat e te cileve rezultojne ne listat perfituese te shpronesimit te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave te vijojne te paraqiten ne cdo kohe prane zyrave tona per dorezimin e kerkeses per terheqjen e vleres se kompensimit.
e.r/NOA