E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çmenden" çmimet në rrethe

Konsumatoret shqiptare po përballen edhe këtë fundvit me çmime te kripura te produkteve ushqimore dhe frutave e perimeve. Ne Shkodër, qytetin qe sapo la pas një përmbytje masive, shtrenjtimi i çmimeve po ua bën te pamundur jetesën qytetareve. Rreth 30 mije banore jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike dhe numri i te papunëve mendohet te jete rreth 20 mije persona. Kulmi me çmimet arrin ne Berat, ku disa prodhime vendi si mollët apo ullinjte tregtohen mbi 50 % me shume sesa para 10 ditësh. Për qytetaret këto çmime janë shume te shtrenjta krahasuar me te ardhurat e tyre. Për sa i përket gjelit te detit, shume prej tyre thonë se do ta zëvendësojnë me një pule frigoriferi importi, pasi nuk arrijnë ta përballojnë çmimin. Fundviti është shoqëruar me rritje çmimesh te te gjithë produkteve ne Durrës, duke filluar nga ushqimet, nënproduktet e qumështit, frutat perimet e madje edhe mishi. Konsumatoret akuzojnë tregtaret si abuzues me çmimet. Ndërsa vete tregtaret ia faturojnë përgjegjësinë, pikave te shumicës. Ne qytetin bregdetar te Vlorës janë shtrenjtuar kryesisht frutat dhe perimet. Tregtaret pranojnë faktin se çmimet janë mjaft të larta, por sipas tyre ato përcaktohen nga importuesit. Qe nga muajt e verës ata thonë se po furnizohen vetëm me prodhim te huaj. Brenda pak ditësh çmimet pothuajse janë dyfishuar edhe ne juglindje te vendit. Ne Korçë janë shtrenjtuar te gjitha produktet, por sidomos perimet. Rritja e çmimeve, sipas tregtareve, është shoqëruar me ulje te ndjeshme te blerjeve. Edhe Elbasani nuk i ka shpëtuar rritjes së çmimeve të ushqimeve. Si tregtaret ashtu edhe blerësit tregojnë se për here te pare një kilogramë arra shitet me 800 leke. Me shume se këdo, çmimet po rendojnë moshat e treta dhe familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike. Ata bëjnë thirrje qe strukturat shtetërore te ndërhyjnë për te mos lejuar abuzime te tilla ne prag festash. Për ketë kategori as behet fjale qe te mund te kenë një gjel deti ne tryeze natën e ndërrimit te viteve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›