BE-ja totalitare
Ky standard i dyfishte qe ve Komisionin ne poziten kur gjykon nje sere vrasjesh masive ndersa te tjerat jo tregon se sa eshte i gabuar koncepti i ndaleses se mohimit te termeve te dokumentuara mire
Nga Jacob
Mchangama amp Aaron Rhodes
Komisioni Evropian kete jave me mencuri refuzoi nje propozim per ti ndjekur
me ligj mohuesit e masakrave te Stalinit. Ky eshte nje rast i mire per te
rishqyrtuar logjiken e ndalimit te cdo forme te revizionizmit perfshire edhe
mohimin e Holokaustit.
Ne nje leter derguar komisionares se drejtesise Vivian Reding ministrat e
jashtem te Republikes eke Hungarise Letonise Lituanise dhe Rumanise
shkruajne se mohimi i cdo krimi nderkombetar duhet te trajtohet sipas
standardeve te njejta qe pengojne krijimin e rrethanave te favorshme per
rehabilitimin dhe rilindjen e ideologjive totalitare.
Por Komisioni refuzoi duke thene se sa i perket denimit te krimeve te kaluara
te sistemeve totalitare nje mase nuk iu pershtatet te gjithave.
Propozimi nga gjashte ish-vendet komuniste vjen ne prag te vendimit te BE-se
qe obligon vendet anetare te denojne me ligj injorimin trivialitetin dhe
mohimin e krimeve te caktuara te njohura nderkombetarisht - ne mes tyre edhe
Holokaustin.
Por ndalesa nuk mbulon krimet e kryera nen komunizem viktimat e te cilit kane
qene ne numer shume me te madh sesa ato te nazizmit.
Nese logjika e ketyre ligjeve eshte qe te pengohet rishfaqja e regjimeve
totalitare dhe mbrojtja e dinjitetit te viktimes duket shume arbitrare te
perjashtohet komunizmi.
Ky standard i dyfishte qe ve Komisionin ne poziten kur gjykon nje sere
vrasjesh masive ndersa te tjerat jo tregon se sa eshte i gabuar koncepti i
ndaleses se mohimit te termeve te dokumentuara mire.
Liria e shprehjes e cila duhet te perfshije edhe lirine per te qene ne anen e
gabuar dhe per te ofenduar eshte nje nga parimet themelore te demokracise.
Po te miratohej propozimi Bashkimi Evropian do te dukej si nje sistem
totalitar rishfaqjes se te cilit i frikesohen ministrat e jashtem.
Rishkrimi i historise nuk eshte roli i qeverise. shte pune e historianeve dhe
anetareve te tjere te shoqerise civile te cilet te fuqizuar nga liria
akademike qasja ne informacionet dhe diskutimet e lira mund ta themelojne te
verteten.
Te gjithe historianet serioze dhe shumica e njerezve ne Evrope e dine se
miliona hebrenj jane asimiluar gjate Holokaustit. Dhe kjo nuk dihet per shkak
te ligjeve qe i kane dokumentuar faktet historike por per shkak te
historianeve te shumte qe ne menyre shkencore kane dokumentuar tmerret e
dhomave me gaz te cilat nuk mund te mohohen assesi.
Ti denosh ata qe kembengulin ne mohimin e fakteve historike nuk ben asgje per
ta bindur publikun per te verteten.
Ne te kunderten ti ndjekesh mohuesit e Holokaustit dhe te revizionizmave te
njejte nga genjeshtaret krijon martire meqe ata ne menyre ligjore nuk mund
te mbrojne vetveten me provat ne te cilat i mbeshtesnin pretendimet e tyre.
Shume revizioniste nuk e mohojne Holokaustin apo nuk perdorin gjuhe
anti-semitiste por i konsiderojne si te parendesishme ato krime. E tash te
denosh nje mohim te bute con ne kufizime drakoniane te lirise se te
shprehurit.
Gjykatat gjermane per shembull kane denuar nje mesues qe dergonte letra
private te nje historian qe mohonte pjesemarrjen e Hitlerit ne Holokaust por
jo edhe krimet e vete Holokaustit.
Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut mbeshteti vendimin gjerman. Ti
denosh njerezit ne baze te motiveve te tyre te supozuara eshte nje hap drejt
totalitarizmit.
Mund te kete pasur arsye imponuese per te penguar mohimin e Holokaustit ne
Gjermani dhe Austri menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Por ndersa
ideologjia naziste ka ende pasues sot Gjermania Austria dhe shtetet tjera
evropiane qe pengojne mohimin e Holokaustit jane demokraci te konsoliduara
qe respektojne te drejtat e individeve dhe minoriteteve.
Kundershtimi intelektual i mohuesve te Holokaustit do te beje me shume qe te
pengoje anti-semitizmin sesa heshtja dhe burgosja e tyre.
Wall Street Journal