E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi '08, fitojne 163 ish-pronare

Nga fondi i shumeperfolur i kompensimit 500 milione leke do te perfitojne 163 ish-pronare. Vendimi i fituesit te fundit ne liste daton korrikun e vitit 1995. Jane skualifikuar ata qe nuk kane pasur harten e sakte, ose kane perfituar nga vendime te meparshme.

Fondi i vitit 2008

Elvis Cefa, Drejtori i Pergjithshem i Agjencise se Kthimit Kompensimit te Pronave, AKKP, tha dje per "Koha Jone" se "500 milione leke do te ndahen per 163 ish-pronare, te cilet do te kompensohen per nje siperfaqe deri 200 metra katrore". Ai sqaroi se ky eshte fondi i vitit 2008, i cili deri para disa kohesh eshte menduar si i djegur, pasi perfundoi viti financuar dhe ai nuk ishte ndare ende. Kjo pasi Agjencia nuk kishte ende nje liste te sakte fituesit. Verifikimet e dokumentacioneve po vazhdonin. Miratimi ne fund te nentorit te hartes se re te vleres se tokes, beri qe vlerat e kompensimit per ish pronaret te rillogariteshin.

Skualifikimet

Drejtori i Agjencise se Kthimit Kompensimit te Pronave shpjegon se 740 aplikantet jane renditur sipas vitit te vendimit te marre per njohje pronesie. Vendimi i fundit eshte i vitit 1995. Ata te cilet kane nje vendim per njohje pronesie, brenda kesaj periudhe kohore dhe nuk jane ne liste jane skualifikuar, pasi nuk kane pasur te sakte harten, apo kane perfituar nga vendime te meparshme, te kthimit te prones, apo ndonje nga pjesetaret e ketyre familjeve kane perfituar me ligjin 75 01, deklaroi Cefa.

Fituesit

Te 163 fituesit duhet te paraqiten ne zyrat qendrore te Agjencise se Kthimit te Pronave ne Tirane dhe te dorezojne nje numer llogarie, ku do te derdhet shuma e perfituar. Nderkohe ata qe kane aplikuar kete vit dhe nuk kane fituar duhet te bejne serish aplikimin kur te nisin aplikimet per ndarjen e fondit per vitin 2009. Ata nuk do te paguajne serish taksen e aplikimit. Per vitin 2009 eshte caktuar nje tjeter fond nga buxheti i shtetit prej 600 milione lekesh, i cili do te ndahet per kompensimin e ish-pronareve. Per ata qe kane mungesa ne dokumentacione apo ne harta, Cefa tha se ata duhet te paraqiten per t'i plotesuar, ne menyre qe te perfitojne me pas nga fondet e tjera te kompensimit dhe vendimet e mevonshme qe do te dalin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›