Kompensimi i PS për fermerët, hajdutëri e pastër
Kush udhëton sot nëpër fshatra shikon qindra ha tokë të mbjellë më ullinj ose me pemishte të tjera. Në fakt pyetëm në DBU Vlorë dhe mësuam se dhjetëra fermerë kanë aplikuar dhe kanë fituar nga ky projekt fitimprurës. Dmth fermeri mbillte disa dynym tokë sipas kushteve të projektit. Fshatari përfitonte me këtë skemë: a-pemishtet e mbjella, të cilat do të futen 3 vjet në prodhim të mbarë; b-të ardhurat nga financat që jep shteti. Duke bërër diferencën, ai kursen një sasi të hollash. Kjo skemë është më fitimprurëse në qarkun e Vlorës, që njihet si një zonë e ullirit.
Ndërkaq kreu i PS si mjeshtër i gënjeshtrës, që ka lëshuar rrënje qysh në gjenezë të PS, nxjerr sërish në shesh avazin e vjetër. Pra nga skrofulla e re zbret ujqëria e vjetër.
Cila është skema e vjetër, që PS vuri në zbatim në kohë-qeverisjen e saj?
Subvencionimi ishte: a-jepej naftë; b-Nafta përfundonte si dhuratë. Naftën e merrnin shoferet e furgonave; c-nafta nuk shkonte tek fermeri.
Cili ishte rezultati? Kjo skemë përfundoi në një dështim të madh të bujqësisë shqiptare. Fermerë që pritën prej tetë vitesh, dhe sa të mjerë edhe naftën e fakir-fukarait vodhën. Kjo skemë përfundoi duke shkelur çdo gjurmë shqiptarizmi e çdo prerogativë ligjore. Tollonat që u jepeshin kryetarëve të komunave përfundonin si nder për shoferët e furgonit dhe për makinat e komunës. Kjo skemë e përdorur për tetë vjetësh i solli bujqësisë dhe fshatit në një skaj më të tejskajshëm. Për ketë besoj di gjë Vali Leskaj apo Rama? E dëgjuat, Rama tha diku në Myzeqe se do të krijonte Ministrinë e Zhvillimit Rural. Si ajo e tollonave për subvencionimin e naftës tetëvjeçare. Besoj, në krye të saj do të jetë një bos i PS, që t’u shërbejë më mirë dhe më shpejt interesave dhe klaneve të pasurimit të socialistëve. Rama duhet të thoshte: Ministria e pasurimit të klaneve të PS. Shkurt MPKPS. Mirë thoshin të zezat plaka të mëhallës tonë të vjetruar se: tani kanë dalë gënjeshtrat sheshit dhe gënjeshtarë që s’ka lumë t’i lajë e burrë t’i përballojë. Njeri prej tyre është parë për të fundit herë diku në Këmishtaj të Myzeqesë dhe kishte premtuar Ministrinë e Zhvillimit Rural, thonë se ishte një burrë goxha i gjatë, këmishtarët thanë se quhej Edi dhe se u kishte thënë se ai ishte dora vetë, kreu i bashkisë së Tiranës, atje ku trualli jepej me 15 interesa, ndërsa jetonte në banesën e Babë Myslimit në Pezë. “Kështu thanë zërat”, mërmërisnin këmishtarët me vete, në muzg të ditës së gënjeshtrës.