E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërsia shqiptare në syrin e përkthyesit spanjoll Lizarralde

“Shqipëria në pasqyrën e letërsisë” është libri më i ri autorit spanjoll Ramon  Sanches Lizarralde, i prezantuar me rastin e ditës ndërkombëtare të librit. Në këtë botim është mbledhur puna 15 vjeçare e autorit ku janë përfshirë artikuj të ndryshëm dhe ese që pasqyrojnë jetën shqiptare, të botuara në media të ndryshme spanjolle. Për botimin e këtij libri  vetë autori u shpreh se “këtë libër e kam shkruar për të dëshmuar në vendin tim ekzistencën, peripecitë dhe vlerat e kësaj bashkësie njerëzore gjeografikisht kaq të afërt në gjirin e të cilës jetova katër vjet”. E pranishme në prezantim shkrimtarja Mira Meksi vlerësoi për të pranishmit se “ky njeri i cili është miku i shqiptarëve ka mundur të ndjekë hap pas hapi gjithçka tonën, të mirë apo të keqe. Ky libër i drejtohet jo publikut shqiptarë, por është konceptuar për një publik që nuk na njeh, atë spanjoll. Në këtë libër autori vjen si dikush që na sheh nga jashtë në historinë, kulturën, artin, letërsinë tonë, duke dhënë edhe vlerësimiet e tij." Ramon Sanches Lizarralde prej 20 vitesh cilësohet si përçuesi i kulturës dhe letërsisë shqiptare në Spanjë. Ai ka përkthyer në spanjisht autorë të shumtë shqiptarë si Mitrush Kutelin, Ismail Kadarenë, Ervin Hatibin, Fatos Kongolin, etj, ndërkohë ka vënë në planet e tij dhe përkthimin e Fan Nolit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›