SHBA: Blushi, drejtuesi i fraksionit anti-Rama
Ne korrespodencen e Ambasade se SHBA-ve nje vend te rendesishem zene dhe zhvillimet brenda Partise Socialiste. Kabllogrami i dates 11 shtator 2009 ndalet gjate ne pershkrimin e situates ne PS dhe profilin e politikanit Ben Blushi. Zevendesambasadorja Deborah Xhons dergon ne Departamentin e Shtetit qendrimin e Ben Blushit ne vitin 2009 per protestat e opozites dhe bojkotin e nisur nga kryetari i selise roze, Edi Rama. Ne nje raport te gjate, Xhons permend te gjitha komentet e Blushit, ku nder te tjera e cileson bojkotin si te "demshem per imazhin e nje vendi qe eshte anetar i NATO-s. Ne nje bisede, Ben Blushi ka thene se Rama do te perdore bojkotin per te detyruar kryeministrin Sali Berisha qe te ulet ne negociata me kreun e PS-se. Nga ana tjeter, ai ka permendur faktin se shumica e anetareve te Kryesise dhe forumeve te selise roze jane kunder bojkotit, por vetem pak syresh e permendin kete gje ne publik. "Blushi tha se te gjithe ata qe sfidonin Ramen, duke hyre Parlament do te deboheshin nga PS. Blushi tha se "pothuajse te gjithe", ne trupin e 25-anetareve te forumeve te PS (te njohur si anetare te Kryesise), privatisht kundershtonin bojkotin, por vetem nje numer i vogel e kane denuar ate publikisht. Blushi", thuhet ne raportin e zevendesambasadores Deborah Xhons. Nder te tjera raporti citon edhe qendrimin e deputetit socialist ne lidhje me synimet e Rames. Sipas tij, "Rama do te marre pushtetin me nje revolucion te tipit Ukrahinas. "Taktika e Rames eshte qe te behet kryeminister me ane te nje revolucioni te qete, njengjyresh, alla Ukrahinas, ose Gjeorgjian".