Partite politike Ligjet diskutojne sot ndryshimet
Komisioni i Ligjeve diskuton sot ndryshimet ne ligjin per partite politike. Ne baze te ketyre ndryshimeve te propozuara nga ekzekutivi partite politike qe nuk jane ne Parlament brenda 30 ditesh duhet te dorezojne selite e tyre. Ky projektligj parashikon fillimisht inventarizimin e te gjitha pronave shteterore qe u jane dhene partive politike dhe me pas identifikimi i marredhenieve juridike te vendosura me to. Pas perfundimit te procesit te inventarizimit te ketyre pronave ministri i Brendshem njofton partine politike qe brenda nje afati 30 ditesh te liroje dhe dorezoje keto prona ne rast se kushti i parashikuar ne shkronjen b te nenit 22 eshte zgjidhur - thuhet ne nenin 7 te projektligjit qe parashikohet si dispozite transitore. Shkronja b e nenit 22 te ligjit aktual parashikon se partite parlamentare pajisen me ndertese per seline e tyre qendrore dhe zyra vendore. Zgjidhja e ketij kushti pra mosqenia me force politike parlamentare i jep te drejte qeverise ti nxjerre ato jashte godinave shteterore qe kane perfituar. E njejta procedure zbatohet edhe nga organet drejtuese te njesive te pushtetit vendor per pronat shteterore qe u jane transferuar ne pronesi. Drafti parashikon gjithashtu qe per regjistrimin e nje partie politike duhen 3 mije firma te anetareve themelues te cilet duhet te identifikohen me emer mbiemer numer personal por dhe vendbanimin e tyre. Nje tjeter ndryshim i parashikuar ne kete draft eshte edhe shfuqizimi i nenit 18 te ligjit aktual qe sanksionon ndihem ne shumen prej 100 mije lekesh per cdo parti qe sapo krijohet. Po sot Komisioni i Ligjeve diskuton dhe projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne memorandumin e Mirekuptimit per organizimin administrimin sigurine financimin dhe plotesimin me personel te Qendres se Perbashket te Informacionit Intelligence Fusion Centre - IFC dhe projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Mbreterise se Spanjes per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal ne lidhje me tatimin mbi te ardhurat.