E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi i pronave, zbardhen formularët për aplikimin e ish-pronarëve



Zbardhet formulari për aplikimin e ish-pronarëve në shortin e ndarjes së kompensimit. Ndarja e fondit financiar prej 5 milionë dollarësh për kompensimin financiar të ish-pronarëve parashikohet të realizohet brenda muajit dhjetor 2007. Formulari specifikon kriteret më të rëndësishme që duhet të plotësojë aplikanti, ndërsa të dhënat grupohen dhe krahasohen për t’u “filtruar” nga specialistët e AKKP-së, të cilët skarcojnë aplikantët që në bazë të deklarimeve nuk plotësojnë kushtet paraprake. Të gjithë aplikantët e tjerë që plotësojnë kushtet kalojnë në fazën e shortit të ndarjes së fondit. Sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, procedura finale e ndarjes së lekëve do të zgjasë deri në dhjetor dhe do të merret sipas radhës që nga viti 1993. Por, pavarësisht nga skema që po servir qeveria për këtë çështje, ish-pronarët nuk janë dakord me asnjë nga këto vendime, të cilat, sipas tyre, e zhvlerësojnë shumë pronën private. Sipas përfaqësuesve të shoqatave të ish-pronarëve, “të gjitha këto kompensime dhe skema po përpilohen për t’u zbatuar nga shteti në bazë të Ligjit 7501”. Lidhur me këtë ligj, ish-pronarët nuk janë absolutisht dakord dhe disa herë kanë kërkuar zhvlerësimin e tij. Bashkë me ta këtë qëndrim kanë pasur edhe përfaqësuesit e Partisë Republikane, të cilët edhe ditët e fundit e rikërkuan një gjë të tillë. Por ish-pronarët, të cilët nuk besojnë më as te kjo forcë politike për realizimin e kërkesave të tyre, shprehen se janë duke u përpjekur që të gjejnë të tjerë përfaqësues në Kuvend që t’i mbrojnë kërkesat e tyre.
Ndarja e fondit
Duke parë se dhe fondi i vendosur nga qeveria për kompensimin financiar është i kufizuar dhe numri i pronarëve që do të përfitojnë do të jetë i ulët, ndaj dhe do të ketë kritere të qarta për personat që do të përfitojnë kompensimin, gjë që do të sjellë uljen e numrit të pretendentëve. Kjo është hera e tretë kur do të aplikohet skema e kompensimit financiar. Së pari, kjo është zbatuar në fund të dhjetorit të vitit 2005, kur përfituan 28 subjekte, pronarë të trojeve në Tiranë. Rituali u përsërit po në dhjetor, por të vitit 2006. Këtë herë përfituan rreth 30 pronarë në Kavajë dhe 25 në Tiranë. Ndërsa për vitin 2007 fondi duhej të ishte ndarë që në qershor. Por për shkak të fluksit të informacionit dhe të zgjerimit të hartës së qyteteve që kërkuan kompensimin, situata u bë edhe më komplekse. Ndaj dhe u kërkua një ekspertizë më e qartë. Pikërisht këto vonesa bënë që procedura të standardizohej dhe të ishte më precize për vitin 2008.
Mënyra
Të gjithë ish-pronarët duhet të paraqesin në Zyrën e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave kërkesën dhe dokumentet për të përfituar nga fondi prej 5 milionë dollarësh. Afati i dorëzimit të kërkesës është 20 ditë pas publikimit të datës zyrtare nga Agjencia e Pronave. Pas kësaj etape, Agjencia e Kompensimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe brenda tre muajve dhe do të bëhen publik emrat e ish-pronarëve, të cilët do të përfitojnë nga kompensimi financiar. Sipas llogaritjeve të afateve, ish-pronarët do të mund marrin paratë e kompensimit në muajin dhjetor. Nga vendimi i ri i qeverisë, ndryshe nga procedura e vitit të kaluar, do të përfitojnë ata ish-pronarë të cilët kanë marrë vendimin të parët, dhe jo ata që kanë dorëzuar dosjen të parët. Gjithashtu, sipas vendimit, do të përfitojnë vetëm ata ish-pronarë, pronat e të cilëve ndodhen në qytete ku ka përfunduar harta e vlerës së tokës. Edhe për këtë vit, ish-pronarët do të kompensohen vetëm për 200 metra katrorë.

FORMULARËT

Formulari tip 1

KËRKESË
PËR KOMPENSIMIN E PRONËS

Drejtuar: Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Data e paraqitjes së kërkesës: ___/___/ 2008

Subjekti i shpronësuar:

______________ ____________ ____________
Emri Atësia Mbiemri

Personi me prokurë që paraqet kërkesën:

______________ ____________ ____________
Emri Atësia Mbiemri

Adresa e personit me prokurë:

______________ ____________ ____________
Qarku Rrethi Qyteti/Fshati

______________ ____________ ____________
Lagja Rruga Nr. i banesës

______________ ____________ ____________
Telefon Celular E-mail

Kërkoj kompensimin e pronës në të holla sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.______ /datë/___/__/ 2008. “Për miratimin e procedurave të ndarjes së fondit të kompensimit në të holla, për vitin 2008.

Kërkuesi
____________________
Emri Atësia Mbiemri

____________________
Nënshkrimi

Shënim: Ky formular është dokument zyrtar. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre sjell përjashtim të menjëhershëm nga çdo procedurë e mëtejshme, si dhe përgjegjësi penale para ligjit.

Formulari tip 2

DEKLARATË

Personi me prokurë që paraqet kërkesën:

______________ ____________ ____________
Emri Atësia Mbiemri

Adresa e personit me prokurë:

______________ ____________ ____________
Qarku Rrethi Qyteti/Fshati

______________ ____________ ____________
Lagja Rruga Nr. i banesës

_____________ ____________ ____________
Telefon Celular E-mail

Në emër të trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, sipas prokurës së posaçme bashkëlidhur, deklaroj se:

1. Në rast se nuk shpallem fitues, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.______ /datë/___/__/ 2008. “Për miratimin e procedurave të ndarjes së fondit të kompensimit në të holla, për vitin 2008, tërhiqem nga kërkesa e paraqitur për kompensim në të holla për vitin 2008.

2. Heq dorë nga e drejta e parablerjes për sipërfaqen e kompensuar, në rast se shpallem fitues në këtë aplikim.

3. Nuk kam fituar nga kompensimet e mëparshme, si dhe nuk kam përfituar tokë nga zbatimi i Ligjit nr. 7501 datë 19.7.1991 “Për tokën”.
4. Nuk jam në proces gjyqësor, apo në proces shqyrtimi të një ankimimi administrativ në lidhje me pronën objekt kompensimi.

Kjo deklaratë i bashkëngjitet kërkesës nr.______ /datë/___/__/ 2008, për kompensim në të holla për vitin 2008.

Deklarues
Përfaqësues me prokurë
____________________
Emri Atësia Mbiemri

____________________
Nënshkrimi

Shënim: Ky formular është dokument zyrtar. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre sjell përjashtim të menjëhershëm nga çdo procedurë e mëtejshme, si dhe përgjegjësi penale para ligjit.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›