E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ishte larguar i kishte thënë nënës “do iki të mbytem”

31/07/2009  Zhduket nga shtëpia 37 vjeçari, baba i dy fëmijveBERAT- Një 37 vjeçar rezultoni i zhdukur prej 4 ditësh ndërsa dyshohej se ai ishte mbytur në pikën më të thellë të një lumi me thellësi të konsiderueshme. Kujtim Bejdo, banori i fshatit Luzaj, të komunës Lumas të rrethit të Beratit, ditën e hënë pasdite ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë nënës së tij “ do iki të mbytem”. Pas kësaj nëna e viktimës ka vënë kujën ndërsa ka lajmëruar menjëherë djalin tjetër Jasharin i cili ka shkuar pas gjurmëve të vëllait. Duke qenë se vëllai i tij kishte thënë se do shkonte të mbytej, Jashari ka shkuar menjëherë pranë lumit dhe në pikën e tij më të thellë që quhet Sinec. Por aty ka gjetur në breg shapkat e të vëllai. Pasi është zhytur në thellësi, Jashari nuk ka arritur të gjej trupin ndërsa ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka thwrritur polumbarët. Pas shumë orë kërkimesh as polumbarët nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të trupit të Kujtim Bejdos. Ndwrsa janë pyetur dhe banorwt e zonës.

Rrëfimi

Tepër i pikëlluar, para komisariatit të policisë ku Jashari ka bërë dhe denoncimin për zhdukjen e të vëllait, mban shpresë se dikush do të njoftoj për gjetjen e tij. “Kujtimi tha se do të mbytet por ai ka mundësi edhe mos ta ketë bërë. E pranoj që është me probleme mendore por unë kam shpresë se im vëlla është gjallë”, citon Jashari. Sipas tij, i vëllai shikonte xhinde, fenomen i njohur pwr ccwshtje psikologjike. “Rrinte shumë orë pa folur ndërsa cdo natë për disa muaj rresht ikte nga shtëpia dhe flinte nëpër shkëmbinjtë që ndodhen afër fshatit tonë, shprehet Jashari. Unë e kisha ndjekur dhe dëgjoja që ai qante me zë. Kjo përsëritej derisa një ditë na tregoj se hijet apo sicc i themi në gjuhën popullore xhindët e kishin tërhequr dhe donin ta mernin. Kur ai pranoj që të ishte nën trysnin e tyre, atëherë Kujtimi filloj të shëronte dhe njerëz që kishin probleme duke u bërë një yshtar, siç i quajmë ne. Punoj disa kohë duke u ardhur në ndihmë njerëzve me probleme dhe pati disa kohë që donte ti largonte se vuante dhe torturohej. Kjo bëri që nga mjekët të quhej njeri me probleme mendore por ja që për shumë njerëz ai ishte person që kishte aftësinë të shëronte njerëz të sëmurë që e besonin”, tregon vëllai i të zhdukurit.

Pistat

Sipas burimeve të policisë pas kërkimeve nga polumbarët, nuk ka asnjë pistë tjetër që mund të saktësoj zhdukjen apo gjetjen e 37 vjeçarit. Nga policia janë pyetur banorët dhe vetëm një bari memec ka treguar thjesht rrugën që ka ndjekur Kujtim Bejda, drejt lumit por ai nuk ka parë asgjë më shumë. Gjatë gjithë kohës, edhe pas problemeve të shfaqura Kujtimi ka vazhduar të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij duke punuar tokën bashkë me gruan. Ndërsa ndihmë për të ka qenë dhe jetesa me prindërit të cilit i kanë qëndruar gjithmonë afër për të përballuar çdo vështirësi dhe problem të dalë kohet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›