Kompensimi, per pronaret pyje ne dispozicion
Vetem pak dite me pare, Ministria e Bujqesise percaktoi nje siperfaqe prej 72 mije hektare pyje dhe kullota qe do te sherbeje per kompensimin e pronareve. Lista e pronave u dorezua menjehere ne qeveri per tete qarqe dhe vetem pas miratimit ne te do te mund t'i kaloje Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per t'ia vene ne dispozicion pronareve. Siperfaqja e pyjeve ndodhet ne 8 qarqe, dhe perkatesisht ne 14 rrethe ne te gjithe vendin. Vendin e pare per sa i perket siperfaqeve me pyje per ish-pronaret e mban Qarku i Kukesit. Me pas renditet Qarku i Gjirokastres, me rreth 13 mije hektare pyje, Permeti me 3300 hektare. Fondi i kullotave i vene ne dispozicion te ketij procesi eshte thuajse minimal. Jane vetem 2 282 hektare ne te gjithe vendin, siperfaqe kjo qe ndodhet vetem Qarkun e Vlores.