Tragetet Shqiperi-Itali, turp per emigrantet
TRIESTE - Shumekujt i ka ndodhur te udhetoje me traget nga Shqiperia per ne Itali dhe anasjelltas. Per fat te keq nje pervoje e tille eshte per t'u harruar dhe per t'u mos u perseritur me. Kete thote nje nga emigrantet shqiptare, i cili prej vitesh jeton ne veri te Italise ne drejtimin e nje kompleksi hotelier. Dritan Gremi, ne nje pershkrim qe ben per "Koha Jone", mbi 48 oret vajtje ardhje te udhetimit Trieste-Durres dhe kthim, pohon se eshte "i tmerruar". Ai pershkruan se pervoja e hidhur nisi me udhetimin muajin e kaluar nga Bari ne Durres. Gremi thekson se kompanite qe ofrojne udhetime jane shume te pakta, duke u kthyer ne monopol qe te kushtezon udhetim jashte standardeve ne kushte dhe po ashtu ne cmimet tejet te kripura. "Vete fakti se oret e udhetimit jane shume, te detyron qe te kerkosh kushte minimale te kalimit te nje 24 oreshi normal", - thote Gremi. Ne kete pike ai vlereson se nese do te kishte nje transport te mirefillte detar te liberalizuar do te kishte me shume sherbim brenda tyre ne funksion te udhetareve. "Ne realitet kemi te bejme me mjete te ndryshkura ose me mire me "qerre deti" ndryshe nga ata qe lundrojne per ne Greqi apo Kroaci, me nje sherbim skandaloz qe le jashtezakonisht shume per te deshiruar, me nje personel pa edukate, sikur te na kene bere nje favor a thua se na kane dhuruar udhetimin falas", - shkruan emigranti 31-vjecar. "Punoj ne Itali prej 13 vjetesh ne industrine e turizmit, dhe jam gjithmone ne kontakt te afert me klientet ose me mire me ata qe ne Itali i quajne "gli ospiti", qe do te thote njerez qe duhen respektuar me se miri, ku respekti dhe edukata ne pergjithesi zene rol kyc". I riu sugjeron ketu se "kjo eshte filozofia qe perdoret ne Itali ne boten e turizmit, ne raport me klientin".