Huntelaar ne pritje te kalimit tek Real Madrid
Real Madrid thuhet se ka derguar oferte ne drejtim te klubit holandez Ajax, per te marre sherbimet e sulmuesit Klaas Jan Huntelaar. Sipas disa mediave spanjolle, Reali ka ofruar 18 milione funte per holandezin, i cili eshte favorit i trajnerit te kampionit spanjoll, Bernd Schuster. Real rikthehet kah Huntelaar pasi qe eshte irrituar nga tentimet per te marre sherbimet e sulmuesit spanjoll te Valencias, David Villa. "Di sa dini edhe ju. Duhet ta pyetni Realin ose Ajaxin. Une tash jam i angazhuar ne Ajax. Dhe po, Reali eshte nje klub i shkelqyeshem, kjo eshte e qarte", ka thene dite me pare Huntelaar.