E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensioni i reduktuar, kush perjashtohet nga skema

Te gjithe ata persona qe kane plotesuar 35 vite pune dhe kane mbushur moshen 62 vjec, mund te marrin pension pleqerie, por te reduktuar. Kjo zgjidhje eshte menduar qe t'u ofrohet, burrave qe kane mbushur moshen 62 vjec si dhe grave qe jane 57 vjec, por kur kane plotesuar 35 vite. Por jo te gjithe ata qe aplikojne per kete pension mund ta perfitojne ate. Pikerisht per kete arsye, specialistet e Institutit te Sigurimeve Shoqerore bejne te ditur se aplikuesit duhet te kene plotesuar kriteret baze, por nuk duhet te jene ne marredhenie pune si dhe te kene toke ne pronesi apo ne perdorim.

Perjashtimet

Shume prej personave kane plotesuar ky kushtet themelore per te perfituar pension te reduktuar, moshen dhe vitet e nevojshme te punes dhe si rrjedhoje kane aplikuar per kete perfitim. Por ka nje sere sanksionesh qe nuk japin mundesi te gjithe te interesuarve qe ta marrin kete perfitim. Keshtu, specialistet e Institutit te Sigurimeve Shoqerore sqarojne se nuk mund te aplikojne per pension te reduktuar te gjithe ata persona qe kryejne veprimtari ekonomike ne te gjitha format te punesuar, punedhenes, apo te vetepunesuar, perfshire dhe te vetepunesuarit ne bujqesi. Pra personat e vetepunesuar ne bujqesi nuk mund te aplikojne per pension pleqerie te reduktuar mbasi ata e kane objektin e punes, token ne pronesi apo perdorim, te blere ose me qira. Keta persona i kane te gjitha kushtet per te ndjekur skemen e detyrueshme duke paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqerore deri sa te plotesojne kushtet per pension te plote pleqerie

Llogaritja

Pensioni i reduktuar eshte pjese e pensionit te plote dhe mbetet i reduktuar gjate gjithe kohes se perfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plote shumen qe del nga shumezimi i numrit te muajve te perfitimit te pensionit, para mbushjes se moshes se percaktuar, me koeficientin mujor te reduktimit. Koeficienti i reduktimit te pensionit te plote te pleqerise, per personat qe plotesojne kushtet e parashikuara ne ligj eshte 0.6 per qind ne muaj. Pra, nje person eshte i datelindjes 11 nentor 1946, ka periudhe sigurimi 35 vite. Me 11 nentor 2008 i lind e drejta per te aplikuar per pension pleqerie te reduktuar, mbasi nuk eshte i punesuar, punedhenes apo i vetepunesuar. Referuar nenit 92 te ligjit "Per sigurimet Shoqerore", ketij personi i takon te dale ne pension te plote pleqerie ne moshen 64 vjec e 6 muaj. Pra personi e kerkon pensionin e reduktuar 2 vjet e 6 muaj me perpara ose 30 muaj. Nese sipas pagave te sjella nga llogaritja e pensioni, masa e perfitimit del 14 mije leke, i interesuari ne kete rast do te marre si mase pensioni, shumen qe rezulton mbas reduktimit. Pra, 14 000 X ( 30 muaj X 0.6 ) = 14.000 X 0.18 = 2520 leke, shuma qe do i zbritet si pasoje e reduktimit te pensionit te llogaritur. Perfundimisht, pas llogaritjeve pensionistit i takon pensioni i pleqerise i reduktuar ne masen 11.480 leke ne muaj. Si te gjithe pensionet e tjera dhe ky pension i nenshtrohet te gjitha indeksimeve apo rritjeve qe behen me vendime te vecanta te qeverise. Kjo mase pensioni e reduktuar dhe e llogaritur sipas ketij shembulli do ta shoqeroje pensionistin gjate gjithe kohes se gezimit te ketij pensioni.

0.6 Per qind te vleres se pensionit, humbasin ata qe kerkojne ta marrin ate te reduktuar. Kjo vlere do te llogaritet ne baze te moshes, pra pjesa e paplotesuar e moshes shumezohet me kete koeficient per te perllogaritur me pas masen e perfitimit.

35 Vite Pune i nevojiten nje personi per te perfituar pension, qofte ky pleqerie i plote apo edhe i reduktuar. Ne rast se nuk plotesohet ky kriter, atehere aplikuesi mund te marre pension te pjesshem, ku nevojiten vetem 15 vite pune te siguruara si dhe plotesimi i moshes.

Mosha e daljes ne pension ndryshon sipas grupimit perkates qe u eshte bere profesioneve te caktuara, sipas veshtiresise se punes. Nese pas verifikimit te dosjeve perkatese dhe kerkesave te depozituara prane agjencive perkatese do te verehen parregullsi nga ana e aplikuesve, keta te fundit mund te ankimojne masen e percaktuar.

Sipas ligjit ne fuqi masa e pensionit, percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosjen individuale te aplikuesit per marrjen e pensionit. Kjo mase perfitimi percaktohet ne baze te pagave te paraqitura me vertetim page nga institucioni ne te cilin ka qene i punesuar, duke ju mbajtur kontributet perkatese per sigurimet shoqerore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›