E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha manipulon INSTAT për të fshehur varfërinë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë prezantimit të politikave sociale, të programit socialist për një 'Rilindje Shqiptare' bëri me dije shifrat alarmante të varfërisë në vend. Kreu i opozitës akuzoi se qeverinë se modifikon statistikat zyrtare në vend për të fshehur të vërtetën, ndërkohë që vuri në pah mungesën e politikave sociale.

“20 milionë shqiptarë mbi nivelin e varfësrisë. Vetë niveli zyrtari i varfërisë prej 13% është njësoj si të gjitha shifrat zyrtare një spekullim se e vërteta reale në vende të caktuara të Shqipërisë kalon 80%, ndërkohë që në tërësi rrotullohet tek 30%. Kjo është e vërteta e shifrave, por ato thonë pak në krahasim me jetën e përditshme të shqiptarëve. Qeveria modifikon shifrat për të fshehur varfërinë. Ne nuk kemi institucion të Ministrisë së Punëve Sociale dhe as politika sociale. Kemi një konjukturë politike, që për të mbajtur në këmbë një konjukturë të tërë me shërbëtorë për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen nga ata shqiptarë që fitojnë më pak”,- deklaroi Rama.

Kryesocialisti Rama denoncoi abuzimet në shpërndarjen e ndihmës ekonomike, duke nënvizuar se ajo bëhet në baza partiake. Rama tha se politika mbi varfërinë po organizohet mbi bazën e lëmoshës nën argumentin se ata njerëz nuk meritojnë më shumë.

“Sot ka një ndihmë ekonomike mesatarish 4 mijë lekë në muaj, e cila është e pamjaftushme, por qëndron problemi dramatik i shpërdorimit të saj për arsye politike, i korrupsionit që e përshkon të gjithë procesin e përcaktimit dhe shpërndarjes së ndihmës ekonomike, dhe madje i qëllimit aspak të fshehur për të shfrytëzuar të gjithë atë pjesë të popullsisë që jeton me ndihmë ekonomike si aspekt elektoral”,- theksoi Rama.

PROPOZIMI I PS
Rama theksoi se kryeministri Berisha ka 7 vjet që gënjën, ndërkohë që programi i të majtëve parashikon  propozime kokrete, duke vendosur në qendër të mekanizmit zhdukjen e varfërisë nëpërmjet tërheqjes së krahut të punës.

"Kryeministri ka 7 vjet që gënjën, shqiptarët kuptojnë që me këtë qeveri nuk do kenë jo vetëm minimum jetik, por shpresë për të dalë nga varfëria. Ne nuk mund të nxjerrin 1 milionë të papunë në punë, por do të nxjerrim politika që ndihmojnë njerëzit që janë në gjendje të ofrojnë krahun e punës në komunitet. Ka një hendek mes uljes së varfërisë dhe uljes së varfërisë. 20 herë më e ulët është ulja e papunësisë se ajo e varfërisë, dhe ky është një element pëcaktues për të ndërtuar një politikë të re në drejtim të luftës kundra varfërisë”,- u shpreh Rama.

Në këtë linjë kryesocialisti u shpreh se, “Ne besojmë se jo vetëm kemi identifikuar si duhet shënjestrën tonë për varfërinë dhe papunësinë, por kemi konceptuar një program i cili e shikon problemin në të gjitha anët duke patur gravitet të vetin domosdoshmërinë për të vendosur drejtësi në sistemin e mbledhjes dhe shpërndarjes së pasurive. Sot në Shqipëri kemi 5% të shqiptarëve që zotërojnë më shuam se 50% të pasurisë së përbashkët dhe janë 95% e shqiptarëve që paguajnë më shumë se ai 5%, dhe ne do e ndryshojmë këtë situatë”.

Duke përmbllur fjalën e tij, Rama vlerësoi se procesi i hartimit të programit është i rëndësishëm ndaj për arsye Partia Socialiste ysnon gjithëpërfshirj, duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhjes së një alternative më të mirë.
(el.me/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›