Kompjuterat dhe celularet nen kontroll mbikqyrje te rrepte ne dogane
Bizneset që importojnë dhe eksportojnë pajisje elektronike, si kompjutera dhe telefona, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë në doganë.
Një masë e tillë do të jetë e përkohshme, e cila do të zgjasë 6 muaj dhe bëhet për të kontrolluar të gjitha mallrat me përdorim të dyfishtë.
Në një takim me bizneset, drejtori i autoritetit të kontrollit shtetëror të eksporteve, Erald Dervishaj sqaroi procedurat e këtij kontrolli, i cili ndërmerret në kuadër të luftës anti- terrorizmi.
Megjithatë, përfaqësuesit e bizneseve e shikojnë një procedurë të tillë si ngarkesë në praktikën e zhdoganinim të produkteve gjatë eksportimi apo importimi.
Kontrolli mbi ato produkte që cilësohen si sensitivë bëhet për të ndërgjegjësuar bizneset si dhe për të evidentuar raste problematike.
Lista përmban 8 mijë produkte dhe përfshin kryesisht pajisjet kompjuterike dhe ato ushtarake.