Biznesi kërkon garanci pas amnistisë
14/04/2011 Propozimi, me paratë e faljes të ngrihet fondi për kreditimin e bizneseve
Grupimet e biznesit kanë kërkuar që të merren parasysh ndryshimet e propozuara për kontrollet që do të ushtrojë administrata tatimore pas deklarimit gjatë amnistisë fiskale, si garanci për zbatimin efektiv të ligjit. Ndryshimet duhet të reflektohen para se ligji për amnistinë, i cili po diskutohet në komisionet parlamentare të kalojë për miratim në seancë plenare. Kërkesa ka ardhur nga shoqatat e biznesit, të cilat kërkojnë garanci, në të kundërt procesi rrezikon të dështojë.
Kërkesat për garanci
Në një dalje publike, përfaqësues të Shoqatë së Biznesit dhe të Dhomës së Tregtisë kanë kërkuar garanci që të mos dënohet integriteti i sipërmarrësve pas implementimit të amnistisë fiskale. “Së pari, sigurimi i gjithëpërfshirjes së subjekteve përfitues, si dhe i detyrimeve tatimore e doganore që do të falen. Së dyti, tarifat e aplikueshme për rivlerësimin e aseteve të biznesit duhet të jenë dukshëm më të ulëta, për të siguruar pjesëmarrjen e sipërmarrjes shqiptarë në proces, propozim që në të vërtetë është marrë në konsideratë nga hartuesit e ligjit. Përmasa e tretë kryesore që duhet përmirësuar në draft-ligj ka të bëjë me garancitë që ofron ky ligj si për qytetarët shqiptarë dhe për bizneset që falen. Deklarimet vullnetare si të qytetarëve dhe të biznesit të mos bëhen indicie nga organet e specializuara të shtetit për kontrolle selektive”, deklaron kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Biznesi i propozon politikës që të mos nxitojë në miratimin e ligjit dhe të shikojë rrugët për gjetjen e konsensusit, pasi ndryshe procesi është i cenuar. Luan Bregasi, presidenti i “BiznesAlbania” shprehet se në këto kushte ligji rrezikon të zhvlerësohet. “Kjo do të sjellë pasiguri dhe ligji nuk do ta kryejë misionin e vet. Edhe pozita edhe opozita duhet të gjejnë vullnetin që ky ligj të kalojë me shumicë parlamentare, me 84 vota. Kjo do të thotë se është një amnisti e plotë dhe nuk do të sjellë pasiguri ndaj këtij ligji”, - është shprehur dje zoti Bregasi.
Propozimi
Kreu i DHTI-së Nikolin Jaka theksoi se sipërmarrësit kërkojnë që të krijohet një grant nga fondi i mbledhur nga amnistia fiskale jo më pak se 30 për qind që të përdoret për të stimuluar të gjitha bizneset që janë në rrezik. “Krijimi i grantit për biznesin do të shërbejë për kreditimin e biznesit me kredi afatgjata dhe me tarifa jo më shumë se 2 për qind duke pasur prioritet sektorët e bujqësisë dhe turizmit, i cili do të drejtohet nga një bord, ku brenda tij të jenë dhe përfaqësues të biznesit”, - tha Jaka. Sipas tij, një start i ri duhet të respektojë kërkesat e biznesit dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. Ai e ka konsideruar këtë ligj një reformë të rëndësishme në ekonominë e vendit. “Bëjmë thirrje institucionit ligjvënës që të marrë parasysh kërkesat e biznesit, në mënyrë që sipërmarrja të jetë subjekt i këtij ligji dhe amnistia fiskale të ketë impaktin e duhur në ekonomi”, - tha Jaka. Tashmë Parlamenti dhe Ministria e Financave janë njohur me propozimet e bëra për përmirësimin e këtij draft ligji në mënyrë që ai të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës. Ligji për amnistinë është miratuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe shumë shpejt do të kalojë për miratim në seancë plenare.
Tabelë
Propozimi i Dhomës së Tregtisë
Pas nenit 17 të projektligjit, të shtohet një nen i ri si më poshtë:
Neni “x”
a- Në të gjitha rastet për subjektet që përfitojnë nga ky ligj, organet e specializuara të hetimit nuk mund të fillojnë ndjekjen penale duke u bazuar nga deklarimet vullnetare sipas këtij ligji.
b- Në rastet e fillimit të ndjekjes penale, organet e specializuara të hetimit kanë detyrimin dhe përgjegjësinë për mbledhjen e provave dhe dokumenteve lidhur me ngritjen e akuzave dhe argumentimin e tyre në gjykatë.
Shoqatat e sipërmarrësve: Konsensus politik për ligjin. Të reflektohen ndryshimet për kontrollin pas deklarimit