Karburantet, Shqipëria tjetër valë shtrenjtimi
14/04/2011 Çmimet janë rritur në të gjithë rajonin. Maqedonia më e lira
Çmimi i një litri benzine apo nafte do të jetë akoma më i shtrenjtë pas valës së rritjes që kanë pësuar çmimet në të gjithë rajonin. Sinjalet që vijnë nga bursat ndërkombëtare nuk janë aspak pozitive gjë që është reflektuar edhe në tregun vendas ditët e fundit. Një litër naftë është shitur me 176 lekë, ndërsa një litër benzinë rreth 180 lekë. Këto çmime janë pothuajse të njëjta krahasuar me ato të rajonit. Kryesisht në krahasim me tregun e Kosovës, çmimet janë po aq të shtrenjta, ndërkaq Maqedonia ofron çmime më konkurruese, me gjithë shtrenjtimin e fundit që pësuan këto produkte më 11 prill me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Krahasimi
Kosova ka tregu i karburanteve në Shqipëri dhe Kosovë është pothuajse i njëjtë. Çmimi i benzinës në Kosovë është rreth 1,29 euro dhe ai i naftës rreth 1,27 euro. Sipas një hulumtimi të gazetës, çmimet e karburanteve janë më të shtrenjta në Greqinë fqinje, ku një ditë më parë çmimi i benzinës pa plumb është tregtuar në disa ishuj të Greqisë deri në 1.9 euro/litër. Të dhënat e raportuara nga Vëzhguesi i Çmimeve të Lëndëve Djegëse, çmimi mesatar i benzinës së thjeshtë arriti në 1.697 euro për litër. Zonat me çmime më të larta janë Kefalonia, Korfuzi, Kreta (Rethimno, Lasithi), Samos dhe Hios, ku çmimi për 1 litër benzinë pa plumb arriti deri edhe në 1.889 euro. Ndërkohë, zonat më të lira për benzinë pa plumb janë Athina dhe Selaniku, me çmime që fillojnë nga 1.599 euro për litër. Gjithashtu, rekord i ri u shënua edhe në naftën për ngrohje, çmimi i së cilës varion nga 91.3 cent dhe arrin në 1.039 euro për litër, në raste të veçanta. Zonat më të lira me naftë për ngrohje janë Kavala dhe Pela, me çmime që nisin nga 85 cent për litër. Pak javë më parë çmimi mesatar i benzinës ishte vetëm 1,66 euro për litër. Në Maqedoni me gjithë shtrenjtimin e pak ditëve më parë një litër benzinë dhe naftë mbetet sërish i lirë, pasi një euro këmbehet me rreth 60 denarë maqedonë. Çmimi i karburanteve në Shqipëri varet ashtu si në të gjithë botën nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. E vetmja ndërhyrje e shtetit për të pasur një çmim konkurrues sipas ekspertëve për hidrokarburet do të ishte një stimulim i prodhimit vendas dhe zbritje e akcizës për importuesit e mëdhenj. Të dhënat e Institutit të Statistikave raportuan se vetëm muajin e kaluar, çmimi i naftës u rrit me 4.2 për qind dhe ai i benzinës me 3.7 për qind.
Situata në botë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë informoi se rritja e shfrenuar e çmimit të naftës deri thuajse 20 për qind këtë vit, po fillon të cenojë rimëkëmbjen ekonomike të botës. Rreziku i vërtetë ekziston në lidhje me çmimet aktuale të naftës së papërpunuar prej më shumë se 100 dollarë për fuçi, të cilat mund të pengojnë zgjerimin e ekonomisë globale që është e varur nga nafta. Çmimi i lartë i naftës po ul kërkesat për këtë karburant. Kërkesat për naftë në muajt e parë të vitit 2011 ishin në rritje, por jo aq shpejt sa në fund të vitit 2010. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raporton se problemi i çmimeve të larta mund të zgjidhet nga vetë çmimet e larta. Ndërsa kërkesa për naftë ulet, kjo mund të sjellë edhe rënien e çmimit. Çmimi për naftë është më i larti në 2 vjet e gjysmë, më shumë se 124 dollarë për fuçi në tregun e Londrës dhe më shumë se 109 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jork. Protestat kundër qeverive në vendet që prodhojnë naftë në Lindjen e Mesme dhe lufta për të përmbysur regjimin libian të Gadafit, kanë nxitur frikën për furnizime me naftë në botë, si dhe rritjen e çmimeve. Si pasojë e trazirave në Libi, tregu botëror furnizohet me 1,6 milionë fuçi më pak në ditë.
Dëm 150 milionë euro në vit nga shtrenjtimi i karburanteve
Konfindustria ka vënë theksin në ngritjen e një enti rregullator për të mbikëqyrur tregun e karburanteve, pasi rritja e çmimit të karburanteve në vend mund të sjellë jo vetëm kosto të mëdha për bizneset, por edhe frenim të rritjes ekonomike. Pak kohë më parë administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka kërkuar marrjen e masave për këtë çështje, pasi dëmi i shkaktuar për biznesin mund të jetë 150 milionë euro. “Pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve shkaktojnë rritje kostosh krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi në shifra, që tejkalojnë 150 milionë euro/vit”, - është shprehur Buxhuku. Propozimi i kahershëm vjen për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve për të kontrolluar jo vetëm çmimin, por edhe cilësinë dhe licencimin e operatorëve tregtarë të fushës. Nga rritja e çmimit preken drejtpërdrejt industritë vendore të prodhimit dhe shërbimeve. Sipas Buxhukut, ky shtrenjtim pezullon pritshmërinë për ekonominë e vendit, në një kohë kur në buxhetin e shtetit të vitit 2011 synohet rritje ekonomike prej 5.5% të PPB-së.
Çmimet e karburanteve në rajon
Shteti Nafta Benzina
Shqipëria 176 lekë (1,23 euro) 180 lekë (1,26 euro)
Kosova 1,27 euro/litër 1,29euro/litër
Greqia 1,5 euro/litër 1.7 euro/litër
Maqedonia 1.50 den 3.0 den