E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti tregtar ne 10 vite pergjysmohet hendeku

Prodhimet shqiptare kanë arritur të konkurojnë denjësisht vitet e fundit duke bërë që pozitat e tyre në tregjet vendase të vijnë gjithnjë në përmirësim. Të dhënat më të fundit për raportin e tregtisë së jashtme, tregojnë se vitit i shkuar shënoi rritje të prodhimit vendas dhe ulje të defiçitit tregtar.

“Kemi një mbulim më të mirë të importeve me vlerën e eksporteve tona. Ne gjithnjë kemi përmendur si tipa kryesor shqetësues për trëgëtinë tonë të jashtme shkallën e ulët të mbulimit të importeve, shkallë që nga shkua nga 1 me 10 ose 9 dhjetë vjet më parë në një me pesë, dy vjet më parë. sot vëmë re që kemi 33.5% e volumit të importeve mbulohet nga eksportet tona” tha zv/ministri i jashtëm Selim Belortaja.

Në takimin e Qendrës Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare u prezantuan dhe sfidat për prodhimet vendase.

“Sigurisht që rritja edhe në fushën e eksporteve edhe në progresin në tregëtinë e jashtme është i lidhur me faktorë të tillë si klima e biznesit, politikat më të mira për inkurajimin e biznesit dhe të investimeve. Progresi në kushtet e eksporteve të tregëtisë së jashtme është rezultat i seriozitetit të qeverisë për të forcuar apo përmirësuar klimën e biznesit” tha Belortaja.

Raporti mbi tregtinë e jashtme dhe të dhëna për këtë sektor prezantohen që prej rreth 10 vitesh nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare. Këto të dhëna mundësohen nga mbështetja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›