E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kompleksi Dinamo” parku i adoptuar per femijet Sonila Isaku

Vetem nje dekade me pare, Kompleksi “Dinamo” ka qene teresisht ne funksion te sportisteve, nje zone shume pak e banuar, ku hera heres banoret e zones e perdornin si vend qetesie. Kurse, sot e ka humbur teresisht funksionin e tij, per vete faktin se eshte kthyer ne nje park ku mund te gjesh cdo lloj moshe.
Tek hyrja kryesore te presin disa shites ambulante te cilet te ofrojne, misra te pjekur, pop-corn e deri tek cantat ku mund te zgjeshesh per plazh apo per te dale. Ndersa ecen pak me tutje dhe hedh syte ne te majte shikon futbollistet te cilet po vrapojne pas topit, per te bere stervitjen e radhes. Realisht ky ishte funksioni i ketij kompleksi i cili ka me qindra metra katrore siperfaqe, ku sportistet e klubit Dinamo te kene mundesi te grumbullohen perpara ndeshjeve, apo te sterviten. Ndersa sot, aty mund te gjesh banore te zones, te cfaredolloj moshe duke filluar nga femijet e porsalindur e deri tek te moshuarit. “Ky eshte i vetmi vend qe ne kemi per tu argetuar dhe per te marre ajer te paster. Pavaresisht se kjo eshte nje lagje e re, nuk eshte parashikuar nje park apo nje vend argetimi. Ky eshte vendi me i afert per te kaluar oret e pasdites” thote Bukurie Daka.
Pak me tutje, ku perfundojne fushat e sportit nje rrugice eshte e mbushur plot e perplot me femije te cilet kane nisur lojerat e tyre te ndryshme, ndersa familjaret e tyre i kundrojne nga baret modeste te ngritura aty prane. “Ketu femijet i kemi me te sigurte, pasi nuk ka as makina dhe ne tashme njihemi te gjithe me njeri-tjetrin” pohon Myslyme Elezi, banore e kesaj zone.
Nese ndjek rrugen mes per mes ketij kompleksi ajo te con tek Kodrat e Liqenit, pikerisht poshte pishinave te Tiranes. Pergjate kesaj rruge shikon me dhjetera banore te cilet jane nisur drejt kodrave, per te bere vrapin e mbremjes. Por, te apasionuarit per sportin edhe aty tek “Kompleksi Dinamo” kane vende ku mund te kryejne aktivitete sportive. Nje fushe tenisi qendron e hapur nga mengjesi deri ne darke, nderkohe qe dy persona luajne me shume pasion duke pos e kthyer koken sec behet verdalle, por duke ndjekur topin per te fituar sa me shume pike. Me tej, nje tjeter fushe e vogel e rrethuar me tela eshte hapur per disa ore per sportistet e rinj, per te kryer pergatitjet fizike. Por per banoret e zones se Komunes se Parisit, pavaresisht se ky eshte i vetmi vend argetimi, edhe ketu hyrjet jane te kufizuara. “Para nje viti ketu ka qene teresisht e hapur pervec atyre dy fushave te medha, te cilat ishin te rrethuara. Por, duke qene se te gjithe njerezit po pushonin ketu, atehere drejtuesit e kompleksit e pane te udhes te rrethojne vendin. Tani kemi vetem disa hyrje nga lokalet apo ato dyer qe ne lene punonjesit hapur” pohojne banoret. Sipas tyre, shtimi i hapesirave publike, vendeve per te pushuar, kendeve per femijet duhet te jene primaret kur nje lagje e re ndertohet. Per ta, nuk duhet te kete vetem investime ne ndertim, me pallate shumekateshe ku shume pak mund te shohesh qiell, por edhe hapesira ku, banoret te kene mundesi te kalojne oret e pasdites.

Hekurani: Me shitjen e lodrave nxjerr buken e femijeve
Rruga e cila te con drejt kodrave te Liqenit Artificial, mespermes kompleksit Dinamo ndehet nga disa dyer te hekurta te cilat vite me pare mbylleshin per ta bere kete zone te rendesise te vecante. Kurse sot, ajo rruge perdoret si rruga per shkurt. E pikerisht ne keto dyer qendrojne shitesit ambulante te cilet perfitojne nga femijet e shumte qe kalojne aty, por edhe popullata e zones e cila eshte shume e madhe. “Kam tre vjet qe shes lodra per femije. Kryesisht marr keto te lirat qe prinderit te kene mundesi ti blejne per femijet pasi shume here, te vegjlit largohen me te qara qe ketu. Per mua kjo eshte pune, kurse per prinderit e femijeve une shpesh here behem armik” thote duke buzeqeshur Hekuran Muhaj. I ardhur nga fshatrat e Vlores, ai ka vendosur te jetojne ne Tirane dhe ka gjetur punen me komode, pasi prinderit nuk kursejne per femijet e tyre, kurse ai vete ka gjetur nje nga pikat me strategjike ku mund te shese disa nga ato tullumbacet lodra. Por si Hekurani ne kete zone ka me dhjetera shites ambulante te cilet te ofrojne sherbime dhe mallra te ndryshem.

Kompleksi Dinamo, zona e preferuar e ndertimeve
Sot, kjo eshte nje nga zonat me te preferuara per ndertuesit te cilet mund te shesin apartamente me cmime shume te shtrenjta per vete faktin se eshte nje nga zonat me te preferuara. Per banoret kjo zone eshte nder me te pastrat per vete faktin se ne afersi te saj jane Kopshti Botanik, ai Zoologjik dhe parku i Kodrave te Liqenit Artificial. Nderkohe qe pak vite me pare per kete zona pati nje projekt per ndertimin e 15 kullave te larta, por qe u kundershtua kategorikisht si nga qytetaret e Tiranes ashtu edhe nga banoret e ketyre zonave. Nderkohe qe te vetmit te cilet ishin te kenaqur nga vendimi per ndertime ne kete zone kane qene pronaret tokes te cilet do te beheshin te “arte” pas shitjes se ketyre tokave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›