E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi tek Piramida, Kushtetuesja "rrëzon" Bashkinë

TIRANE-Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen ankimore te Bashkisë së Tiranës për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Seanca nisi sot rreth ores 10:00 të paradites me dëgjimin e palëve te interesuara në këtë konflikt, Bashkinë e Tiranës, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave, lidhur me ligjshmërine per ngritjen e godinës së re tek Piramida.
Trupi gjykues pas dëgjimit të paleve të interesuara, Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesen me pretendimin e mungesës se argumentave.

Bashkia e Tiranës kërkon shfuqizimin dhe e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Përfaqesuesja e saj ligjore Natasha Kondi tha se shembja cënon parimin e decentralizimit , pavaresinë e pushtetit vendor si dhe ka kosto të larta financiare. Ndërkaq në emër të Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrlari hodhi poshtë pretendimet e Bashkisë duke i vleresuar si të pabaza.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›