E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e centraleve. Merkel paraqet planin ne Bundestag

Kancelarja Angela Merkel shpalos në Bundestag ndryshimet në politikën e energjisë. Si rrjedhojw nga katastrofa e reaktorit bërthamor në Fukushima të Japonisë, Unioni CDU/CSU dhe FDP vendosi që deri në vitin 2022 të heqin nga përdorimi centralet atomikë në Gjermani. Aktualisht ky burim energjie përbën rreth 22% të të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në Gjermani. Kjo do të zevëndësohet sipas parashikimeve të qeverisë kryesisht përmes energjisë së rinovueshme. 

"Pas Fukushimas kuptuam se edhe në një vend me teknologjki të lartë si Japonia rreziqet e fuqisë bërthamore nuk mund te menaxhohen me siguri. Ata që e kuptojnë këtë duhet të përballen me pasojat, të rivlerësojnë situatën. Ja pse unë mbështes vendimin e mbylljes së reaktorëve pasi rreziqet bërthamore mund të pranohen vetëm nga ata që janë të bindur se një aksident është i paimagjinueshëm në kushte standarte. Nëse planifikojmë një të ardhme të re energjetike atëherë mundësitë  duhet të jenë shumë më të mëdha se sa rreziqet. Cili vend nëse jo vendi ynë ka fuqinë ta bëjë dicka të tillë”- deklaroi para deputetwve Merkel.

Koalicioni qeverisës kërkoi kështu mbështetjen e opozitës për paketën ligjore mbi heqjen dorë nga energjia bërthamore. Pikë kyçe mbetet amendamenti i ligjit të energjisë bërthamore, i cili parashikon mbylljen e 17 reaktorëve bërthamorë gjermanë. Shtatë nga tetë centralet më të vjetra dhe centrali atomik me avari Krümmel, janë tashmë të mbyllur. Partia Socialdemokrate, SPD, sinjalizoi miratimim, të Gjelbërit do ta vendosin në kongres qëndrimin e  tyre ndërsa të Majtët  nuk janë pozicionuar ende. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›