E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, tritol urës pranë fshatit Zallë

Një sasi ekspozivi është vendosur mëngjesin e sotëm në urën pranë fshatit Zallë në Fushë Krujë.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit ndërkohë që nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht ura duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve pasi kjo urë lidh qytetin e Fushë Krujës me fshatin Zallë dhe fabrikën e çimentos.
 

Policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë një tjetër shpërthim ka ndodhur ditën e mërkurë në Fushë Krujë ku një shtyllë e tensionit të lartë u hodh në erë në afërsit të fshatit Borizanë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›