Kompleksi i ri parlamentar, reagon përsëri Kuvendi: Edi Rama ka zili konkursin e hapur dhe transparent

Deklarata për shtyp e Suela Rusteti, zëdhënëses së kryetares së Kuvendit
Shoku Rama edhe sot, ndoti veshët e çdo shqiptari me rrenën e ditës, që i është kthyer si buka e tij e përditshme.
Edhe sot, deklarata e shokut Edvin Kristaq Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj. Shoku Edvin Rama gënjen për gjithçka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për reklamat, gënjen për votimin në internet.
Ne e kuptojmë që shoku Rama është i shqetësuar sepse për Kompleksin e Ri Parlamentar u bë konkursi më transparent dhe më i suksesshëm që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
E kuptojmë që shoku Rama është i shqetësuar për pjesëmarrjen e studiove arkitekturore më dinjitoze sot në botë, është i shqetësuar që juria është drejtuar nga një ndër kritikët e arkitekturës më autoritar të fushës Hans Ibelings. E kuptojmë që është i shqetësuar për publikimin që iu bë të gjitha projekteve të ardhura, se ai një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë. Shoku Rama, në fakt çdo ditë po hedh baltë mbi Hans Ibelings e jo mbi Kuvendin, përpiqet në dëshpërim të hedhë baltë mbi Ama Paris, mbi Cucinella Politecnica, e mbi Coophimelb (L)Ou e Ëolfang Prix një profesor i njohur nga Viena, Harëard dhe deri tek Universiteti i Columbias, arkitektit që ka realizuar projekte fantastike në Mynih, projekte muzeale nga Ohaio dhe deri në Shangai.
Balta që ai hedh mbi studiot italiane, gjermane, pariziene e vjeneze, vetëm nderojnë konkursin më publik e transparent të realizuar ndonjëherë ne vend.
Balta bie vetëm mbi shokun Rama, të tronditur e në panik që Tirana në 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqiptar, kur ai nuk do jetë më Kryetar, do ketë siç i takon një monument kombëtar unik, në të njëjtën kohë një vepër arti që do zbukurojë Tiranën, të cilën ai e shkatërroi.
Kryetarja e Kuvendit i kujton edhe një herë se nëse do t’i kishte shkuar ndonjëherë në mendje të abuzonte me fondet publike, duke trukuar konkurse apo sajuar konkurrime, do të kishte vendosur të merrte teserën e Partisë Socialiste dhe të drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Kuvendi i Shqipërisë nuk është Bashkia e Tiranës, është modeli krejt i kundërt i saj.
Ftojmë shokun Rama të hetojë çfarë të dëshirojë, sepse dyert e Kuvendit nuk janë të mbyllura si të Bashkisë së shokut Rama.