E Diel, 1 Nëntor 2026

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Edi Rama do ta kujtojë me mall humbjen e 2009-ës, 2013-a do jetë më e thellë

27-03-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Partia Demokratike ka mbledhur sot në mesditë Këshillin Kombëtar, ku dhe ka miratuar listën me emrat e kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit. Kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, se Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 majit, me qellim madhor votën e lire. “De fakto kemi nisur fushatën elektorale, përgatitjet intensive, ndaj dhe unë, duhet të përcjell ju, të gjithë kandidatëve të “aleancës për qytetar”, tju përcjell të gjithë strukturave simpatizantëve të Partisë Demokratike qëllimin më madhor, të kësaj fushate, votën e lirë të shqiptarëve. Ne jemi parti e votës së lirë, jemi, qytetarë të këtij vendi, të bashkuar pavarësisht të gjitha dallimeve të tjera, tek besimi ynë, i hekurt i palëkundur tek vota e lirë dhe vlerat e saj”- tha Berisha. Kreu i PD, Berisha ka vlerësuar se Shqipëria shkon në zgjedhje lokale 2011, me nje kuadër ligjor konsensual, standarde të larta teknologjike te numërimit dhe me parimin themelor të respektimit të votës së lirë të qytetarëve. Ai vuri në dukje se zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës ishin zgjedhje që plotësuan standardet e BE.
“Kjo qeveri kjo shumicë ka përgjegjësi. Për të arritur në standardet më të mira, ka bërë investimet më të mëdha, sot ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një kuadër ligjor tërësisht konsensual, të respektojmë çdo votë të qytetarëve shqiptare. Zgjedhjet e 2009 nuk ishin vetëm zgjedhjet më të mira, jo, ishin zgjedhje që plotësuan, standardet kryesore të OSBE. Por ajo që u bën çudi është se nuk pati asnjë provë që pati manipulim të rezultateve dhe numërim jo të rregullt. “Unë kam besimin më të madh se këto zgjedhje do të jenë me standardet më të mira. Ne shkojmë në këto zgjedhje të sigurt në fitoren e merituar. Ne shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë”- theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha u shpreh i sigurt se koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” do jetë fitues i zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Sipas tij, koalicioni i opozitës nuk i përket aspak të ardhmes së vendit, por së shkuarës dhe nostalgjisë për etërit e saj. “Aleanca për Qytetarin” do të sigurojë qindra projekte në mbështetje të qytetarit, zhvillimit të vendit dhe një fitore të shkëlqyer ndaj aleancës së shkuar të Ramës”- tha Berisha.
Berisha nuk kurseu dhe akuzat për kryetarin e së majtës, Edi Rama. Sipas Berishës, Rama në këtë fushatë ka vënë në shënjestër personazhin Berisha, kurse vetë kryeministri ka zgjedhur qytetarin. “E kotë të theksoj se kjo është fushatë për qytetarin, familjen e tij. Në këtë fushatë është një rast i afërt për të identifikuar të gjitha kapacitetet. Ne shkojmë në këtë fushatë për të biseduar me qytetarët, tu paraqesim të gjitha potencialet më të mira vendore. Por, z Rama ka zgjedhur Berishën, unë qytetarin. Zgjedhjet janë bërë unë do jem qytetar, ky zotëri nuk do arrijë të kuptojë qytetarin dhe rolin e tij. Më kujton shpesh atë, një roman, u desh gjithë jeta, u desh ta pësonte për të mësuar atë që i kushtoi një jetë të tërë të dështuar”.
Më tej, Berisha theksoi se zgjedhjet e 2009 nuk do kujtohen më nga Rama kur të hasë në humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.
“Pasi humbi dëshpërueshëm në vitin 2009 tani u thotë qytetarëve se ju nuk ekzistoni por për mua ekziston vetëm obsesioni im Berisha. Por, në vitin 2013, Ramës do t’i duket lule viti 2009, kurse në 2011-ën përgjigjen do ta marrë nga z. Basha”.

Goli i kombëtares fiku dritat e sloganit të socialistëve “Fajin e ka Saliu”
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, fitoren e ekipit kombëtar të futbollit në ndeshjen me Bjellorusinë dhe u shpreh se qeveria do të shpërblejë ekipin kombëtar për këtë fitore.
“Unë u gëzova shumë për këtë fitore e ndoqa me kureshtje të madhe me miq të mi. Emocione në minutën e 61, kur Z. Bode desh fluturoi në tavan, por nuk kisha mendjen ke Bode, por tek stadiumi, kur shoh z. Basha sa nuk po fluturonte atje në stadium. Natyrisht në selinë tjetër u fikën dritat se ju duk se ai gol, u bë drejt sloganit të tyre, “Fajin e ka Saliu”. Të tilla faje Saliu do ketë të shumta, Saliu qëlloi i gatshëm për të tjera fitore, e natyrisht qeveria do t’i shpërblejë, të urojmë dhe sot ata dhjetëra mijëra tifozë që mblidhen nga të katra anët e trojeve shqiptare të veshur me flamur që bëjnë një mbështetje dhe inkurajim të madh për ekipin tonë kombëtar”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›