E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane dy partite kryesore shqyrtojne listat e kandidateve per 8 majin

Ne Tirane dy partite kryesore rivale per zgjedhjet vendore po shqyrtojne listat e kandidateve per 385 bashki e komuna te Shqiperise.

Partia Demokratike publikoi ne mesdite listen e kandidateve te saj per dhjetera bashki e komuna se bashku me vendet bosh te aleateve kandidate nga Partia Republikane Levizja Socialiste per Integrim dhe nje numer partish te tjera.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e sotme te partise se ky eshte koalicioni me i gjere partiak qe eshte arritur ndonjehere ne politiken shqiptare. Ai tha se Koalicioni per qytetarin do te vazhdoje te punoje per te permiresuar jeten e banoreve dhe komunitetit ne te gjithe Shqiperine dhe nuk do te merret me pretendimet politike dhe propagandistike te opozites.

Zoti Berisha tha se kandidatet e shumices do te degjojne kerkesat e qytetareve gjate fushates dhe do te ndjekin programin e investimeve sipas nevojave te komunitetit.

Nderkaq Partia Socialiste e opozites nis nje mbledhje kryesie per te vendosur mbi listen perfundimtare te kandidateve opozitare. Partia kryesore e opozites ka zhvilluar nje seri konferencash ne rrethe per te shqyrtuar nje mori kandidaturash qe synojne te sjellin fitoren e Partise Socialiste. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri te ditur se ai do te rikandidoje per kryetar bashkie ne Tirane nderkohe qe konkurrenti i tij Lulezim Basha ka nisur takimet e fushate pasi dha doreheqjen nga posti i ministrit te brendshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›