E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompleksi i ri vizitore te huaj njihen me projektet

Dhjetera vizitore te huaj ishin dje ne Kryesine e Kuvendit per tu njohur me 12 projektet e paraqitura per kompleksin e ri parlamentar. Ata jane njohur nga afer me 12 maketet te cilat paraqesin modele krejt te vecanta te kompleksit te ri parlamentar nderkohe qe secila prej tyre ka ne qender shtyllat e parlamentarizmit transparencen dhe perfaqesimin. Nuk mbeten pas as simbolet kombetare te cilat jane paraqitur me se miri ne disa prej projekteve. Maketet e reklamuara ne Kryesine e Kuvendit jane vizituar dhe nga qindra e qindra familjare femije te rinj burra gra te cilet ishin dje vizitore te vecante te ekspozites se hapur te 12 projekteve te kompleksit te ri parlamentar. Nje interes i jashtezakonshem u shpreh ne menyre te vecante nga te rinjte. Ne 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise edhe Shqiperia do te kete nje parlament dinjitoz qe do te jete ne te njejten kohe monument i kombit dhe nje veper arti unike. Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli i ka ftuar qytetaret nese ata deshirojne te votojne per projektin qe ato vleresojne me te bukurin. Videoja e cdo projekti eshte edhe ne faqen zyrtare te Kuvendit ne adresen www.parlament.al. Cdokush qe deshiron ka mundesi te votoje ne forme elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›