Van Persie përleshet me Tim Krul

Fitorja e ëmbël e Arsenalit kundër Newcastle United u shoqërua me një përleshje të fortë verbale e më pas edhe të vogël fizike në tunel ndërmjet holandezëve Robin Van Persie dhe portierit Tim Krul.
Van Persie ishte inatosur me Krul sepse mendonte se ai po e mbajtje qëllimisht topin për të ruajtur rezultatin 1:1
Kur Arsenal fitoi, Van Persie qeshi me Krul e ky u inatos. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger tha se nuk e pa incidentin, por do të fliste me kapitenin e vet për këtë.
Pardew i Newcastle pranoi se pati përleshje të vogël dhe pranoi gjithashtu se Krul i vononte me qëllim disa gjuajtje të lira.