Vrasja në Afganistan, NATO në gjendje gatishmërie

Forcat e NATO-s në Afganistan janë vënë në gjendje gatishmërie pasi talibanët janë zotuar se do të hakmerren pas vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar amerikan.
Presidenti amerikan Barak Obama i ka telefonuar homologut të tij afgan, Hamid Karzai dhe ka premtuar se fajtorët do të japin përgjegjësi.
Karzai e ka përshkruajtur sulmin si “vrasje të qëllimshme të civilëve” për të shtuar se sulmi “është i pafalshëm”.
Parlamenti afgan ka kërkuar nga SHBA që të “dënojë keqbërësin” dhe ta vendosë para gjyqit publik.
Duke i quajtur ushtarët amerikanë “të sëmurë mendorë”, talibanët janë zotuar se do të hakmerren për vrasjet.
Ambasada Amerikane në Kabul e ka paralajmëruar personelin amerikan në Afganistan që të ketë kujdes ndaj sulmeve hakmarrëse.